• e premte, 27 dhjetor 2024

Bekteshi: Të gjithë qytetarët duhet të paguajnë rrymë aq sa kanë shpenzuar, institucionet kompetente të veprojnë në zgjidhjen e problemit

Bekteshi: Të gjithë qytetarët duhet të paguajnë rrymë aq sa kanë shpenzuar, institucionet kompetente të veprojnë në zgjidhjen e problemit

Kumanovë, 27 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Ekonomisë ju bëri thirrje qytetarëve në shtet që rregullisht t'i shlyejnë detyrimet të cilat i kanë ndaj kompanive energjetike. 

"Çdo qytetar i cili furnizohet me energji elektrike në shtet ka për detyrim të paguajë për energji elektrike aq sa ka shpenzuar", bënë thirrje nga Ministria. 

Nga aty shtojnë se Ministria e Ekonomisë në bazë të kompetencave të cilat dalin nga Ligji për energjetikë, krijon klimë, me qëllim që të ulen humbjet në transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike si dhe shfrytëzim të paautorizuar të energjisë elektrike. 

"Për këtë bëjmë thirrje që çdo qytetar duhet të paguajë për atë që e ka shpenzuar sepse ashtu funksionon ekonomia e tregut. Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të veprojnë në bazë të kompetencave të tyre dhe të zgjidhet problemi me furnizimin me energjinë elektrike në Sllupçan dhe fshatrat përreth dhe të mundësohet puna e ekipeve të EVN Maqedoni", bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR