• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bekteshi - Sijarto: Koordinimi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë për hapat e ardhshëm për taksën e vendosur për gazin rus nga Bullgaria

Bekteshi - Sijarto: Koordinimi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë për hapat e ardhshëm për taksën e vendosur për gazin rus nga Bullgaria

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka zhvilluar sot takim pune me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto, ku morën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i NOMAGAS SH.A. Shkup, Bajram Rexhepi dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimoski. Temë e takimit ishte taksa e gazit rus e vendosur nga Republika e Bullgarisë.

Të dy ministrat diskutuan hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për heqjen e taksës ndaj gazit rus të vendosur nga Bullgaria, për të cilën ranë dakord se ishte e paligjshme dhe një akt jomiqësor.

Gjatë takimit u dakordosua koordinim i përbashkët i qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve konkrete për të garantuar sigurinë energjetike të të dy vendeve dhe sigurinë e furnizimit me gaz.

 

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për zgjidhjen e problemit që Bullgaria vendosi taksë për gazin rus dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët përmes veprimeve të koordinuara të të gjitha palëve të interesuara. Maqedonia e Veriut mbështet të gjitha iniciativat për zgjidhjen e problemit”, tha ministri Bekteshi në takim.

Ministri Bekteshi dhe ministri Sijarto u dakordësuan se diversifikimi i burimeve të furnizimit me gaz është qëllimi përfundimtar për të cilin të dy vendet do të punojnë së bashku në periudhën e ardhshme.

Hungaria është ndër 10 partnerët e parë tregtarë të Maqedonisë së Veriut, është një partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik dhe investitor i huaj në vend, me një trend rritës të tregtisë dhe një suficit të vazhdueshëm të eksporteve nga ana jonë. mb/

Foto; MInistria e Ekonomisë

QËNDRONI TË LIDHUR