• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi: Rryma nuk do të shtrenjtohet, çmimi mbetet i njejtë edhe pas 1 janarit

Bekteshi: Rryma nuk do të shtrenjtohet, çmimi mbetet i njejtë edhe pas 1 janarit

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Rryma nuk do të shtrenjtohet, as pas 1 janarit, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) do të mund të intervenojë në çmim, nëse konstatohet se përllogaritjet nuk janë bërë siç duhet.

Bekteshi informoi se procedura për zgjehdje ka filluar dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm do të ketë furnizues të ri universal.

"Kursesi nuk do të ketë çmim më të lartë të rrymës, duke e pasur parasysh atë se është paraparë me Ligjin për energjetikë. KRRE në pajtim me zgjidhjen ligjore ka obligim të bëjë mbikëqyrje dhe të konstatojë nëse përllogaritjet janë bërë siç duhet. Me ndryshimet e fundit në Ligjin për energjetikë qytetarët e dinë se vendosëm furnizues universal, të cilit afati i skadon vitin tjetër, ndërsa procedura për zgjehdje të të riut ka filluar. Nga fillimi i vitit të ardhshëm do të kemi furnizues universal të ri, shpresojmë do të jenë me marzhe më të ulëta në pajtim me konkurrencën që e kemi. Sistemi i njejtë tarifor do të jetë prej 1 janarit, ndërsa mbikëqyrje bën KRRE-ja. Në pajtim me paragrafin 5 të nenit 10 KRRE do të ketë të drejtë të intervenojë në çmim, nëse konstatohet se përllogaritjet nuk janë bërë siç duhet. Kur flasim për monopol, ne vetë kemi vendosur të kemi çmim rregullator në pjesën e energjisë elektrike me qëllim që t'i mbrojmë amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. E kundërta do të ishte të shkonim në bursë dhe të kemi çmime të tregut të cialt për momentin janë dyfish më të larta se çmimi të cilin e ofron EMV", theksoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Siç deklaroi Bekteshi pas Samitit për sipërmarrësinë e grave, për momentin po bëhen analiza nga KRRE dhe institucionet kompetente, në pjesën e blloqeve.

"Jo, çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, as në blloqe, as në tërësi. Për momentin po bëhen analiza nga KRRE dhe institucionet kompetente, në pjesën e blloqeve sepse dëshirojmë sa më shumë t'i mbrojmë kategoritë e ndjeshme të qytetarëve", theksoi Bekteshi. ab/

Foto: МIA

QËNDRONI TË LIDHUR