• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi: Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëvе

Bekteshi: Presim solidaritet nga të gjithë  biznesmenët që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëvе

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët në vendin tonë që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve, tha për MIA-n ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në prag të hyrjes së nesërme në fuqi të çmimeve të ngrira të një pjese të makaronave dhe produkteve të qumështit.

Ministria e Ekonomisë është duke bërë analiza shtesë të të dhënave për një zgjatje të mundshme të vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve. Të gjitha vendimet, siç thotë Bekteshi, merren së bashku me shoqatat dhe odat.

Sipas vendimeve të marra javën e kaluar, nga nesër do të ngrihen çmimet e makaronave dhe disa produkteve të qumështit. Çmimet e makaronave (makarona dhe shpageta) në raftet e marketeve do të jenë më të ulëta për 15 për qind, kurse të produkteve të qumështit (qumështi i lopës 2.8 për qind, 3.2 për qind, 3.5 për qind, si dhe kosi, jogurti, ajka,djathi i bardhë i përzier dhe i lopës dhe kaçkavalli i lopës) do të jenë 10 për qind më të ulëta.

"Po ashtu, Ministria e Ekonomisë është duke analizuar vazhdimin e vendimit për ngrirjen e çmimeve të produkteve të tjera bazë që janë përfshirë në vendimin për ngrirjen e marzhës, përkatësisht për vezët e pulës, orizin e Maqedonisë, sheqerin e bardhë. Sapo të jenë gati analizat e të dhënave për këto produkte, do të vendosim nëse masa e ngrirjes së çmimeve do të shtrihet edhe në to. Të gjitha vendimet i marrim së bashku me shoqatat dhe odat. Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët në vendin tonë që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve", tha Bekteshi për MIA-n.

Ai më herët tha se pret që të gjitha kompanitë e përfshira nga ngrirja e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit të respektojnë vendimin dhe t'i bëjnë produktet më të lira sipas planit, ndërsa paralajmëroi se në të kundërtën do të pasojnë vendime të reja. Siç tha ai, janë bërë analiza të sakta dhe ka hapësirë ​​për ulje të çmimeve, pa qenë në humbje kompanitë.

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) njoftoi se do të jetë në terren menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimeve të Qeverisë. Gjobat për mosrespektim të vendimeve janë nga 800 deri në 10.000 euro, varësisht nga madhësia dhe lloji i operatorit ekonomik.

Në datën 28-të të muajit të kaluar Qeveria e ngriu edhe çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR