• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi: Pre që qeveria e re ta revidojë vendimin në mënyrë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Bekteshi: Pre që qeveria e re ta revidojë vendimin në mënyrë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi konsideron se nuk do të shtrenjtohet energjia elektrike prej 1 korrikut dhe thotë se pret që Komisioni rregulaltor për energjetikë të jellë vendim që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve, ndërsa krahas kësaj pret edhe qeveria e re ta revidojë vendimin e qeverisë teknike me të cilin është rritur çmimi me të cilin EMV ia ofron rrymën furnizuesit universal dhe është zvogëluar përqindja e mbulimit të nevojave të tregut rregullator.

"Ministria e EKonomisë çdoherë ka për qëllim të ketë shpenzime sa më të ulëta të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj standardit jetësor të qytetarëve. patëm qëndrim se EMV duhet të mbulojë 100 për qind të nevojave të furnizuesit universal, por ai qëndrim nuk u prnaua në vendimin qeveritar. Në pjesësn e çmimit dhe në pjesën e përqindjeve qëndrimet sillen në mbledhje të mbyllur të Qeverisë dhe unë nuk kam të drejtë t'i them publikisht, por përafërsisht janë ato që dihen në opinion. Pres që Komisioni rregullator për energjetikë, i cili është institucion i pavarur, të sjellë vendim adekuat që nuk do të jetë në brrë të qytetarëve", tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp ku dha llogari për punën e bërë gjatë shtatë viteve të kaluara.

Plotësisht, theksoi, dje apo pardje e dëgjova mandatarin Mickoski dhe duke i pasur parasysh faktet, pres që qeveria e ardhshme do ta revidojë vendimin, me qëllim që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

"Në pajtim me atë që e vërejta në programin e ytre në sektorin energjetik ka masa të cilat janë në rrjedhë dhe të cilat ne si Ministri në vazhdimësi i kemi mbështetur dhe jam i bindur se nëse në mënyrë të mirë implementohen masat e tilla, prej 1 janarit mund të ketë edhe ulje të çmimit të energjisë elektrike.

EMV në tenderin e furnizuesit universal ofroi çmim prej 60 eurove për megavat orë dhe mbulim të 85 për qind nga nevojat e tregut të rregullt. Deri më tani furnizuesit universal ia shiste energjinë elektrike nga 57 euro për megavat orë dhe mbulonte 100 për qind të nevojave të tregut të rregullt. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR