• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi: Paga minimale në mars dë të arrijë 22.500 denarë

Bekteshi: Paga minimale në mars dë të arrijë 22.500 denarë

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar se paga minimale në mars dë të arrijë 22.500 denarë.

"Paga më e ulët në vend nga marsi i vitit 2024 do të jetë 22.500 denarë. Më shumë se dyfishi i rritjes nga paga minimale e vitit 2017", ka shkruar Bekteshi.

Paga minimale tani arrin 20.175 denarë. Në mars të vitit 2022 u sollën ndryshime të Ligjit për pagën minimale sipas të cilit është vendosur metodologji e re sipas së cilës lartësia e pagës minimale është harmonizuar në 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës dhe 50 për qind të rritjes së pagës mesatare e vitit të kaluar.

Paga minimale është vendosur në vitin 2012 me miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe atëherë arriti 8.050 denarë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR