• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi: Për shumicën e qytetarëve faturat e rrymës do të jetë më të ulëta

Bekteshi: Për shumicën e qytetarëve faturat e rrymës do të jetë më të ulëta

Kumanovë, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se me vendimin e ri për rrymën shumica e qytetarëve në shtet do të paguajnë fatura më të ulëta si shfrytëzues në bllokun e parë dhe të dytë.

Në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri për mbështetjen e kompanive përmes Bankës Zhvillimore për rritjen ekonomike në shtet, Bekteshi tha se është marrë parasysh konsumi mesatar i rrymës i shumë amvisërive në shtet, duke theksuar se si Qeveri gati dy vjet punojnë në uljen e shpenzimeve për standard më të mirë jetësor. Masa për të si ministër është në interes të qytetarëve, veçanërisht të atyre me të ardhura nën mesatare në familje. 

"Për këtë është vendosur që në bllokun e parë dhe të dytë në mënyrë kumulative nëse i merrni si të dhëna të ketë ulje, ndërsa në pjesën e dhënies për rrjetin e shpërndarjes ne këtë edhe më herët e kemi thënë, tani mund vetëm të përsëris se ky është vendim i vonuar i KRRE-së, njëherësh edhe i institucioneve të tjera të cilat mund të ndikonin në sektorin e energjetikës", tha Bekteshi. 

Ai përsëriti se ka konsumatorë aktivë dhe pasive të energjisë elektrike. Ka, theksoi, mërgimtarë me nga dy, tri banesa, kanë vila dhe të ngjashme, si dhe ata që jetojnë në shtet. Kur shkojnë gjatë fundjavës kanë lidhje të energjisë elektrike, ndërsa shpenzimet për rrjetin e shpërndarjes i paguajnë ata qytetarë të cilët në bazë ditore shpenzojnë energji elektrike.

"Që të jem më i qartë për konsumin e energjisë elektrike për kilovat, ju paguani një tarifë rrjeti për kilovat e cila llogaritet dhe për këtë arsye vendimi i KRRE-së është të ulë çmimin e rrjetit të shpërndarjes për ata që nuk përdorin energji elektrike, por kanë qasje në energji elektrike dhe paguajnë tarifë për mirëmbajtjen e rrjetit apo diçka të ngjashme, që do të thotë se barra në pjesën e shpenzimeve për rrjetin e shpërndarjes do të bie mbi ata qytetarë që kanë vila, dy apartamente, më shumë shtëpi apo qytetarë që nuk jetojnë në shtet çdo ditë. Qytetarëve që përdorin energjinë elektrike çdo ditë do t'u zvogëlohet rrjeti i shpërndarjes për më shumë se 20 për qind, që do të thotë se do të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë elektrike në bllokun e parë dhe të dytë, ndërsa ata janë shumica në vend", sqaroi Bekteshi.

Për qytetarët nga blloku i tretë dhe i katërt, përsëriti se ka thënë disa emra dhe tha se një pjesë e tyre shpenzojnë rrymë si fabrikë. Duke i sqaruar përqindjet dhe pagesën, ai tha se ata të cilët shpenzojnë deri 630 kilovatë do të kenë ulje të faturave. 

Paralajmëroi se sot në seancë të Qeverisë do të debatohet për vazhdimin e rëndësisë së çmimeve të garantuara deri në fund të janarit. Për muajin e ardhshëm pret që në Kuvend të miratohet edhe ligji për praktika të padrejta tregtare me të cilin do të vendoset rregullativa e re në pjesën e tregtisë veçanërisht për produktet bujqësore dhe ushqimore. 

Në ligjin për praktika të padrejta tregtare që tashmë është në Kuvend me flamur evropian është paraparë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në konsultim me organizata të konsumatorëve dhe me odat ekonomike të bëhet listë e produkteve për gjithë vitin për të cilët nuk do të mund të ketë marzhë në zinxhirin e tregtisë më shumë se 10 vjet. Derisa nuk miratohet ligji për praktika të padrejta tregtare do të kemi masa të përkohshme siç janë vendimet për ngrirjen e çmimeve ose për ngrirjen e marzhave, paralajmëroi ministri i Ekonomisë. fc/

Fotografia: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR