• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bekteshi për qumështin me aflatoksin: Qytetarët t'u besojnë institucioneve, e jo politikanëve, të cilët vetëm dëshirojnë të fitojnë pikë politike

Bekteshi për qumështin me aflatoksin: Qytetarët t'u besojnë institucioneve, e jo politikanëve, të cilët vetëm dëshirojnë të fitojnë pikë politike

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Qytetarët t'u besojnë institucioneve, e jo deklaratave që i japin disa politikanë për fitimin e pikëve politike ditore, porositi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi lidhur me akuzat e Cvetan Tripunovskit se në shitore ka mbi 20 tonë qumësht të sterilizuar nga Serbia me aflatoksin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve pas vizitës "Bimilk", Bekteshi përmendi se tashmë e ka ndarë infromatën e Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) përmes profilit të tij në Fejsbuk.

"AUV është institucion më kompetent për atë në shtet dhe unë kam besim të plotë në atë që e thotë, ndërsa edhe qytetarët duhet t'u besojnë institucioneve, e jo deklaratave që i japin politikanët për ndonjë perfitim ose për interes ditor dhe fitimin e pikëve politike", tha Bekteshi.

Triupunovski paradite në Fejsbuk publikoi se "më 21 shtator të këtij viti në Maqedoni janë importuar mbi 20 tonë qumësht të sterilizuar me afat deri 3 shkurt të vitit 2024" dhe se ky qumësht është lëshuar në qarkullim edhe pse në të u detektua aflatoksin M1 mbi nivelin maksimal të lejuar.

Menjëherë reagoi AUV, e cila e demantoi informatën e tillë. duke theksuar se Tripunovski sërish rrejshëm po përhap panik.

"Qumështi me aflatoksin po kthehet në Serbi. Qytetarët të jenë të qetë, pasi qumësht 'kancerogjen' me aflatoksin me prejardhje nga Serbia, siç pohon Tripunovski, në raftet e marketeve nuk ka. Përhapja e pabazuar e panikut dhe mashtrim i qytetarëve është lajmi i fundit i publikuar i Tripunovskit, se në raftet e shitoreve janë vendosur mbi 20 tonë qumësht të sterilizuar nga Serbia me aflatoksin M1 mbi koncetrimet e lejuara maksimale", njoftoi AUV. bsh/

Foto: Prinitskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR