• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nga java e ardhshme plotësim i listës së produkteve më të lira

Nga java e ardhshme plotësim i listës së produkteve më të lira

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Nga java e ardhshme qytetarët mund të presin plotësim të listës me produkte të lira, duke përfshirë edhe ato për higjienë, si dhe prodhime të ëmbëlsirave të cilat shpenzohen më shpejtë, tha sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi informoi se prej nesër e deri të ptemten, të gjitha marketet do të duhet të vendosin shenjën "çmimi i garantuar" i produkteve më të lira për 10 për qind, në bazë të vendimit të miratuar të qeverisë.

Prej nesër, gjithashtu, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të jenë në teren, ndërsa Beketshi personalisht, siç tha në një emision televiziv, inspektorëve do tu bashkangjitet pasnesër. 

Ai është i bindur, siç tha, se kjo masë do të japë rezultat, si dhe se me blerje të këtyre për 10 për qind produkte më të lira, do tu kthehet diçka në standardin e qytetarëve edhe pse, konfirmoi, nga 1 gushti disa produkte janë shtrenjtuar më shumë se dhjetë për qind. 

Sipas ministrit, paraqiten prodhues të ujit mineral, birrës dhe pijeve të cilët duan të përfshihen në masën për uljen e çmimeve e cila për momentin vlen vetëm për produktet themelore bazë.

Ministri tha edhe se sot ka marrë shumë thirrje nga tregtarë dhe nga markete të mëdha të cilët vullnetarisht paraqiten që ta përdorin shenjën "çmimi i garantuar" dhe t'i lirojnë produktet. Veçanërisht, tha, në mesin e këtyre ishin prodhuesit e ujit mineral dhe pijeve. 

Javën e ardhshme, njoftoi ai, do të miratohet një zgjidhje e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare. Ai po ashtu ka rikujtuar se për shkaktimin e mundshëm të iluzioneve te konsumatorët lidhur me çmimet, mashtrimin apo praktikat e padrejta tregtare, parashihet ndalim për kryerjen e një veprimtarie apo dënime dhe gjoba të ndryshme, të cilat kryesisht janë kundërvajtje.

Në lidhje me shitjet në aksione të produkteve, ministri edhe një herë përsëriti se nëse shkaku është skadimi i afatit të produktit, ajo duhet të theksohet. fc/

Foto: Prinstkrin

QËNDRONI TË LIDHUR