• e premte, 27 dhjetor 2024

Bekteshi: Nga e mërkurja e ardhshme për 10 për qind çmime më të ulëta për mbi 50 produkte themelore ushqimore

Bekteshi: Nga e mërkurja e ardhshme për 10 për qind çmime më të ulëta për mbi 50 produkte themelore ushqimore

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Çmimet e mbi 50 prodhimeve themelore ushqimore, prej të cilave 90 për qind tatimohen me TVSH prej pesë për qind, do të zvogëlohen për minimum 10 për qind nga e mërkurja e ardhshme, konfirmoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit me përfaqësues të tetë zinxhirëve të marketeve, që u mbajt në Ministrinë e Ekonomisë, ku morën pjesë drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran Trajkovski dhe përfaqësues të Odës ekonomike.

"Kemi pasur debat shumë kontruktiv dhe bashkarisht u pajtuam se ka hapësirë për uljen e çmimeve. Këtë si ndërmarrje shoqërore e kanë pranuar edhe zinxhirët e supermarketeve, që do të thotë se do të miratohet vendimi i Ministrisë së Ekonomisë në seancën qeveritare të martën dhe realizohet në pjesën e uljes së çmimeve të prodhimeve ushqimore në të gjitha zinxhirët të supermarketeve", deklaroi Bekteshi pas takimit dhe shtoi se pret që shembullin e tyre ta ndjekin edhe importuesit dhe prodhuesit e produkteve ushqimore.

Me këtë, siç tha, për minimum 10 për qind do të ulen çmimet e mbi 50 prodhimeve themelore ushqimore, prej të cilave 90 për qind tatimohen me TVSH prej pesë për qind, ndërsa çmimi referent do të jetë çmimi nga një prej muajve paraprakë.

"Momentalisht, Ministria e Ekonomisë punon në masa shtesë për distributerët dhe për prodhuesit e produkteve ushqimore, të cilët nesër me siguri do të thirren në mbledhje në Ministri. Me këtë konsumatorët nuk do të ndihen të mashtruar dhe nuk do t'u rriten në mënyrë shtesë harxhimet", tha Bekteshi.

Ai paralajmëroi se Ministria gjatë javës së ardhshme do t'i bëjë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për inspektorat shtetëror të tregut (ISHT), me të cilat do t'i rritë ingerencat e inspektorëve të ISHT-së, që të mund menjëherë të veprojnë dhe ta mbyllin objektin pa kaluar procedura të caktuara gjyqësore. Prej të mërkurës, tha, ISHT me kapacitet të rritur do të jetë në terren.

"Deri nga fundi i javës së ardhshme do ta kemi edhe zgjidhjen e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare, me të cilën do të hiqen mbi 20 për qind nga të dhënat e caktuara në zinxhirin e tregtisë, duke filluar nga prodhimi, e deri në shitjen me pakicë, që në mënyrë shtesë do të ndikojë në zvogëlimin e çmimeve. Me zgjidhje ligjore, do të konfirmohet mënyra si duhet të bëhet marrëveshja mes zinixhirit të supermarketeve dhe furnizuesve të tyre ose, megjithatë, zinxhirit të supermarketeve dhe prodhuesve nga shteti", tha Bekteshi.

Ai paralajmëroi se Ministria i ndjek lëvizjet e çmimeve edhe në sektorët tjerë dhe theksoi se në faza do të shkojë me zvogëlimin e çmimeve edhe në sektorët tjerë, nëse ka shkelje në pjesën e konfirmimit të çmimeve. Ai shtoi se industria ushqimore është në fazën e parë, pasi vërehet rritje jologjike e çmimeve të produkteve ushqimore.

Në markete, siç tha, do t'u lejohet si promocion t'i ulin çmimet vetëm të produkteve, të cilave u skadon afati. Në të kundërtën, nëse zbatohen shitje promocionale deri më 30 nëntor, do të vijojnë sanksione.

"Nëse vendosin vërejtje se zvoglimi i çmimit të produktit është për shkak të asaj se i skadon afati, që të dijë konsumatori se nuk bëhet fjalë për promocion të përgjithshëm, atëherë do t'u lejohet si promocion ta zvogëlojnë çmimin. Nëse nuk ka shenjë të tillë, do të dënohen, e dënimi mund të jetë edhe mbyllje e subjektit", tha Bekteshi. bsh/

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR