• e diel, 06 tetor 2024

Bekteshi: Nga 1 nëntori do të ketë energji termike, është lidhur marrëveshje

Bekteshi: Nga 1 nëntori do të ketë energji termike, është lidhur marrëveshje
Shkup, 30 tetor 2022 (MIA) - Nga 1 nëntori qytetarët do të kenë energji termike, siguron ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai në konferencën e sotme për media në Qeveri ka bërë të ditur se nga EMV është arritur një marrëveshje për prokurimin e gazit natyror për ngrohtoret, ndërsa për informata më të hollësishme i është referuar EMV-së. "Është lidhur një marrëveshje nga EMV për blerjen e gazit natyror. Plotësisht do të punojë TETO  dhe do të mbulojë 60-70 për qind të nevojave për energji termike. Kanë rënë në ujë deklaratat e ekspertëve të caktuar të energjisë se ne duhet të kishim bërë marrëveshje para dy-tre muajsh kur çmimi i gazit natyror ishte nga 3 mijë deri në 4 mijë euro për një metër kub normal," deklaroi Bekteshi, duke shtuar se çmimet për blerjen e gazit natyror janë dyfish  më të ulëta se sa që thonin ekspertët. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR