• e premte, 27 dhjetor 2024

Bekteshi: Masat për kufizimin e çmimeve të produkteve japin rezultate të shkëlqyera

Bekteshi: Masat për kufizimin e çmimeve të produkteve japin rezultate të shkëlqyera

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Masat për kufizimin e çmimeve të produkteve japin rezultat të shkëlqyer dhe jam i bindur se deri më 10 tetor do të kemi gjitha analizat e plota për të gjitha produktet që përfshin vendimi, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

"Në kohë të duhur, të paktën 15 ditë para skadimit, qytetarët dhe kompanitë do të njoftohen nëse do të vazhdojnë të vlejnë edhe më tej. Në rast se vlerësojmë se duhet të vazhdojnë të jenë të vlefshme, do të vlejnë të paktën deri në fund të vitit", tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarit gjatë pushimit në eventin e biznesit SUBEX - Suppliers Balkan Expo, që po mbahet sot dhe nesër në Shkup, i organizuar nga Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut (AHK).

Ai bëri të ditur se krijimi i masave kundër krizës dhe ligji i ri për tregtinë e padrejtë, janë nga fundi.

"Sipas njohurive të mia, masat kundër krizës janë nga fundi dhe duhet të miratohen nga Qeveria deri në fund të këtij muaji. Për sa i përket ligjit për tregtinë e padrejtë, këto ditë do të kemi një konsultim shtesë për të gjitha komentet që kemi marrë, si nga tregtarët, ashtu edhe nga palët e tjera të interesit. Sapo draft versioni të jetë gati, do ta dërgojmë në Qeveri dhe më pas në Parlament. Ligji do të miratohet me flamur evropian, sepse janë duke u zbatuar disa direktiva nga Komisioni Evropian. Duke marrë parasysh procedurat, duhet të miratohet gjatë muajit të ardhshëm, sepse mendoj se është mbështetur edhe nga opozita, pasi është zgjidhje ligjore që favorizon konsumatorët dhe qytetarët. rq/bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR