• e diel, 24 nëntor 2024

Bekteshi: Masa për ngrirjen e çmimeve jep rezultate të shkëlqyera dhe nuk i kufizon mundësitë për promovime dhe veprime

Bekteshi: Masa për ngrirjen e çmimeve jep rezultate të shkëlqyera dhe nuk i kufizon mundësitë për promovime dhe veprime

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve deri më 30 nëntor të këtij viti është një masë e shkëlqyer që jep rezultate dhe është e mbështetur nga ana e konsumatorëve, ndërsa të dhënat dhe analizat që i kemi për zbatimin e saj japin hapësirë për të vazhduar deri në fund të këtij vitit që të mos ketë shkelje të tregut në dhjetor kur ka më shumë konsum, vlerësoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

"Në ngjarjen e sotme do të kemi mundësi të diskutojmë në mënyrë të hapur dhe transparente për këtë me odat ekonomike dhe me palët e interesuara. Presim sugjerimet e tyre se si të përmirësohen masat dhe të jenë në drejtim të uljes së çmimeve. Sipas të dhënave momentale dhe analizave, masa me shumë gjasa do të vazhdojë deri në fund të vitit", deklaroi Bekteshi para fillimit të SUMMIT-it të nëntë FMCG të organizuar nga revista InStore dhe Kliker Marketing.

I pyetur nëse masa mund të korrigjohet në pjesën e promocioneve dhe aksioneve siç kërkohet nga biznesmenët, Bekteshi tha se edhe tani mund të bëhen aksione dhe promocione.

Drejtori komercial i fabrikës për produkte me cilësi të ëmbëlsirave “Lion” Shën Nikollë, Nikica Pavloski, ka theksuar se me vendimin e qeverisë për ngrirjen e çmimeve, kompanitë kanë shënuar rënie të shitjeve prej 20 deri në 30 për qind, ndërsa si problem i cili shtesë e komplikon situatën e theksoi ndalesën për promovime dhe aksione së bashku me rritjen e TVSH-së për disa produkte.

Ai rekomandoi që promovimet dhe aksionet të vazhdojnë në vendin tonë dhe të gjendet një mekanizëm i përbashkët mes Qeverisë, prodhuesve dhe tregtarëve. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR