• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi: Kontrollet në tregjet e gjelbra do të vazhdojnë, qytetarët të denoncojnë parregullsi

Bekteshi: Kontrollet në tregjet e gjelbra do të vazhdojnë, qytetarët të denoncojnë parregullsi

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Konrollet në tregjet e gjelbra dhe tek importuesit e frutave dhe perimeve do të vazhdojnë, qytetarët të denoncojn nëse mendojnë se ka parregullsi, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, janë parashtruar tre kallëzime penale për importuesit e frutave dhe perimeve nga ana e Policisë financiare, ndërsa ka edhe dhjetëra kallëzime kundërvajtëse nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut dhe Drejtorisë për të ardhura publike.

"Nuk do të doja t'i them emrat sepse kjo është punë e Prokurorisë dhe e drejtësisë. Tashmë kallëzimet penale janë dorëzuar në Prokurori. Ka dhjetëra kallëzime për kundërvajtje nga Inspektorati shtetëror i tregut dhe Drejtoria e të ardhurave publike. Kontrollet do të vazhdojnë dhe u bëj thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse mendojnë se ka parregullsi", tha Bekteshi.

Ai u bëri thirrje inspektorëve që ta kryejnë punën e tyre, por i falënderoi që edhe pse janë në numër të vogël e kontrollojnë zbatimin e masave që i sjell Qeveria. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR