• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi: Kërkesa për zgjerimin e kapacitetit për gazin është konform me rregulloret e BE-së

Bekteshi: Kërkesa për zgjerimin e kapacitetit për gazin është konform me rregulloret e BE-së

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kërkesa për zgjerimin e kapacitetit të gazit është është në parim në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian dhe përqindjen sa përdoret aktualisht dhe sepse kjo do të rezultojë në çmime më konkurruese edhe për industrinë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, lidhur me njoftimin për tërheqjen e taksës bullgare për transitin e gazit rus dhe kërkesën për zgjerim të kapaciteteve, Bekteshi porositi qytetarët të jenë të qetë sepse është gaz i natyrshëm i sigurt për termocentralet në vend.

"Shumë kanë menduar se Maqedonia e Veriut ose Ministria e Ekonomisë po bënin shaka kur kundërshtuan taksën. Janë marrë deklarata të kolegut tim Asenov për të cilat dolën që nuk janë të sakta. E para, ai nuk e dinte çfarë vendime janë sjellë që të mundë t'i implementojë. Ajo që kemi thënë ne si argument në Komisionin Evropian, qytetarët të jenë të qetë, është siguruar gaz natyror për termocentralet në vendin tonë, do të furnizohet me energji termike Qyteti i Shkupit gjatë gjithë sezonit të ngrohjes. Zgjerimi i kapacitetit është një kërkesë themelore sipas rregulloreve të BE-së dhe sipas përqindjes së gazsjellësit që përdoret aktualisht. Kemi hapësirë ​​prej 45 deri në 50 për qind për ta zgjeruar atë kapacitet, për të rritur konkurrencën dhe për të marrë çmime më konkurruese edhe për industrinë, përveç asaj që marrim për nevojat e termocentraleve", tha Bekteshi.

Bullgaria, siç sqaroi, po na bënë problem në pjesën e kapaciteteve sepse kanë një kontratë afatgjatë me Gazpromin. Por, për nevojat e termocentraleve nuk mund të na krijojë problem as Bullgaria, as Federata Ruse dhe as ndonjë vend në botë sepse i kemi bërë të gjitha përgatitjet në kohë.

"Sot, kur futen tarifat, ne furnizohemi pa asnjë problem dhe pengesë. Kjo sigurisht që është një meritë për partnerët tanë strategjikë dhe për nevojat e ngrohtoreve kemi 150 milionë metër kub normal. Por, industria duhet të jetë konkurruese. Industria duhet të ketë mundësi të kërkojë oferta më të mira, dhe jo të ketë vetëm një ofertë të kompanisë tonë të licencuar për furnizimin me gaz natyror që ka kontratë afatgjatë, në këtë rast me Gazpromin", tha Bekteshi, pas pjesëmarrjes në manifestimin me rastin e 10 vjetorit nga themelimi i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik. qa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR