• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bekteshi: Fronti Evropian nuk do të hyjë në një qeveri që nuk do t'i garantojë ndryshimet kushtetuese

Bekteshi: Fronti Evropian nuk do të hyjë në një qeveri që nuk do t'i garantojë ndryshimet kushtetuese

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Fronti Evropian ka marrëveshje me opozitën shqiptare që të mos hyjnë në një qeveri që nuk do të garantojë ndryshimet kushtetuese, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi në paraqitjen e sotme në televizionin Telma tha se ekziston një dokument i nënshkruar nga Arben Taravari nga koalicioni "VLEN" dhe Ali Ahmeti nga BDI, ku thuhet se partitë politike që janë nënshkruese nuk do të bëjnë koalicion me një parti politike që nuk do t'i bëjë ndryshimet kushtetuese siç propozohen aktualisht.

Gjithashtu, shton Bekteshi, në dokumentin qëndron se nuk do të bëjnë koalicion me një parti politike që shpreh publikisht qëndrime kundër anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe është pengesë për integrimin e vendit tonë.

"Mendoj se nënshkrimet e tjera janë nga VLEN dhe nga Fronti Evropian, por për z. Taravari dhe z. Ahmeti e di, sepse e di konkretisht se kush e ka dorëzuar dokumentin, si e ka dorëzuar, cili ka qenë qëndrimi i tij dhe kur ka qenë i nënshkruar sepse unë si bashkëpunëtor i ngushtë i zotit Ahmeti dhedhe kam marrë pjesë në takime të tilla", tha Bekteshi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR