• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bekteshi: EMV është e gatshme që menjëherë ta sanojë urën "Bellasica" në pjesën e gypave të ngrohjes

Bekteshi: EMV është e gatshme që menjëherë ta sanojë urën

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Qytetarët e Shkupit do të kenë energji të ngrohjes nga 15 tetori e deri në fund të sezonit të ngrohjes, ndërsa EMV është e gatshme të intervenojë në urën "Bellasica" në pjesën e gypave të ngrohjes pasi që t'i marrë lejet adekuate nga Qyteti i Shkupit, theksoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

"EMV është e gatshme që prej nesër ta rregullojë situatën vetëm presin leje të caktuara nga ana e Qytetit të Shkupit. Në momentin kur do t'i kenë ato leje të nesërmen do të fillojnë me punë në pjesën e rregullimit të urës për furnizim me energji të ngrohjes", tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas vizitës në filialin e EVN Maqedoni në Butel bashkë me drejtorin e Byrosë së Metrologjisë, Abdylselam Selami. 

Theksoi se EMV është e gatshme që prej nesër ta sanojë vendin e urës ku duhet të kalojë gypi i ngrohjes, por për këtë është e nevojshme që fillimisht të përfundojnë procedurat në Qytetin e Shkupit të cilat, siç tha, janë të nevojshme në bazë të njohurive të cilat i kemi si Ministri e Ekonomisë. 

"Por, më e rëndësishme nga të gjitha është se qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë energji për ngrohje gjatë dimrit nga 15 tetori, e deri në fund të sezonit të ngrohjes", potencoi Bekteshi. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR