• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bekteshi: Do të reagojmë nëse ka keqpërdorime me çmimet deri në fillimin e ligjit për parandalimin e praktikave tregtare jokorrekte

Bekteshi: Do të reagojmë nëse ka keqpërdorime me çmimet deri në fillimin e ligjit për parandalimin e praktikave tregtare jokorrekte

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Ministria e Ekonomisë do të marrë vendime të cilat sipas ministrit dikasterial, Kreshnik Bekteshi nuk do të jenë në favor të grupeve të caktuara që do të bënin keqpërdorime dhe rritje enorme të çmimeve në periudhën deri sa të publikohet lista përfundimtare me produkte të cilat do të përfshihen nga ligji për parandalimin e praktikave tregtare jokorrekte dhe derisa nuk ndryshohen kontratat e furnitorëve me tregtarët.

Министерот за економија Крешник Бектеши вечерва изјави дека смета оди оваа сезона во земјава ќе има странски турсти, посочувајќи дека при почетокот на мај ќе се започне со промоција на нашата

Bekteshi sonte si i ftuar në televizionin Sitel tha se nga mbi 2.500 produkte që do të përfshihen me ligj, 70 deri në 80 për qind janë produkte bujqësore dhe ushqimore në tregun e vendit.

"Mbi 2.500 produkte i janë përshtatur zgjidhjes së re ligjore e cila është miratuar sot nga Komisioni dhe me gjasë në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit sipas informacioneve të mia më 11 apo 13 të këtij muaji do të miratohet. Nesër pasi të publikohet në Gazetën zyrtare do të hapim menjëherë debat publik me Odat tregtare dhe Organizatën e konsumatorëve, ndërsa përmes mediave do ta publikojmë listën e plotë të produkteve që propozojmë të jenë në përputhje me këtë zgjidhje ligjore ku është paraparë të mos ketë më shumë se 10 për qind diferencë në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore", ka thënë ministri Bekteshi duke paralajmëruar se lista do të zgjerohet nëse ka kërkesa.

Ai është i bindur se ligji do të votohet nga opozita duke pasur parasysh, siç tha si se është në interes si për konsumatorët, ashtu edhe për prodhuesit vendor të cilët në një mënyrë shantazhohen nga zinxhirë të caktuar supermarketesh.

Sipas Bekteshit, pavarësisht periudhës gjashtëmujore të aplikimit nuk do të ketë rritje të madhe të çmimeve, sidomos për produktet për të cilat deri në fund të muajit të kaluar kishte çmime të garantuara.

"Kam folur me të gjithë prodhuesit dhe tregtarët vendas, me shumicë dhe pakicë. Nëse keqpërdoret kjo periudhë derisa konstatohet lista e plotë dhe derisa ndryshohen kontratat që furnizuesit kanë me tregtarët për t'u dhënë atyre një afat për të rinegociuar disa gjëra që kanë paraparë kontratat e tyre të furnizimit, ata e dinë se në Ministrinë e Ekonomisë jemi të gatshëm që gjatë ditës të marrim vendime që nuk do të jenë në favor të grupeve të caktuara që të mund të bëjnë keqpërdorime të tilla", ka thënë Bekteshi.

Keqpërdorimet, sqaron ministri do të përcaktohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut i cili me profesionalizëm kryen punën dhe në baza ditore ndjek situatën.

“Nëse konstatohet se ka rritje enorme apo keqpërdorim derisa përcaktohet lista, Ministria e Ekonomisë gjatë ditës të marrë vendime të caktuara që nuk do të jenë në favor të atyre që kanë tentuar të keqpërdorin këtë periudhë kohore”, tha Bekteshi.

Propozim- ligji për parandalimin e tregtisë jokorrekte në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, pas një procedure të shkurtuar mori sot mbështetje në Komisionin parlamentar për Çështje evropiane. Nesër në rendin e ditës është seanca e Komisionit parlamentar ligjvënës- juridik.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR