• e enjte, 18 korrik 2024

Bekteshi: Do të ndalohet shitja promovuese në marketet deri më 30 nëntor, vijon ngrirja e çmimeve në industrinë ushqimore

Bekteshi: Do të ndalohet shitja promovuese në marketet deri më 30 nëntor, vijon ngrirja e çmimeve në industrinë ushqimore

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Ekonomisë propozoi të ndalohet me ofertë të shitjes promovuese nga ana e të gjithë zinxhirëve të tregtarëve në shtet deri më 30 nëntor, ndërsa nga java e ardhshme do të propozohet edhe ngrirje e çmimeve të prodhimeve në industrinë ushqimore. Kjo, sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të sjell deri në zvogëlim linear të çmimeve për minimum 10 për qind.

Tregtarët, siç tha Bekteshi, nuk do të dijnë me cilën datë do të ngrihen çmimet dhe në këtë mënyrë nuk do të mund t'i shtrenjtojnë.

"Të gjitha analizat tregojnë se nuk ka bazë për rritjen e çmimeve të prodhimeve ushqimore edhe nga ana e tregtarëve, por edhe nga ana e prodhuesve, duke e marrë parasysh zvogëlimin e çmimeve në bursat botërore", tha Bekteshi pas mbledhjes së punës me udhëheqësit e sektorëve rajonalë të Inspektoratit shtetëror të tregut.

Ai theksoi se edhe pse ka zvogëlim të inflacionit në pajtim me pikëpamjeve të Ministrisë së Ekonomisë, ka ende hapësirë që të zvogëlohen çmimet dhe shtoi se të gjitha llogaritë përfundimtare të zinxhirëve të mëdhenj të marketeve tregojnë se ato nuk kanë zvogëlim të të ardhurave të tyre, por përkundrazi kanë rritje për vitin paraprak. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR