• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi: Do të ndajmë mbi 7.000 vauçerë për pajisje me kondicionerë inverterë në vlerë prej 4,1 milionë euro

Bekteshi: Do të ndajmë mbi 7.000 vauçerë për pajisje me kondicionerë inverterë në vlerë prej 4,1 milionë euro

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Ministria e Ekonomisë këtë vit do të japë mbështetje financiare përmes ndarjes së vauçerëve për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverterë me efikasitet të lartë, me qëllim të rritjes së efikasitetit energjetik në shtëpitë e tyre dhe arritjen e kursimeve, sipas Programit për nxitje të efiçiencës energjetike të amvisërive për vitin 2024 dhe Programit për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë të energjisë për vitin 2024 miratuar nga Qeveria.

Shpalljet për këtë qëllim, siç bëri të ditur ministri dikasterial Kreshnik Bekteshi në konferencën për media në qeveri, do të publikohen nesër në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe në gazetat e përditshme "Koha" dhe "Slloboden Peçat". Do të zbatohet kushti "i pari vjen - i pari shërbehet". Shpallja zgjatë 20 ditë nga dita e publikimit, me mundësi zgjatjeje për 15 ditë, në rast të numrit të pamjaftueshëm të kërkesave të pranuara. Një person nga një familje mund të paraqesë vetëm një kërkesë për dhënien e vërtetimit - kupon për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverterë me efikasitet të lartë. Një familje mund të aplikojë vetëm për një nga programet ose Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të energjisë ose programin për stimuj për efiçiencë të energjisë.

Sipas mjeteve të parapara për këto dy programe prej gjithsej 255 milionë denarë ose 4,1 milionë euro, me shfrytëzimin e plotë të tyre, siç tha Bekteshi, është planifikuar të ndahen mbi 7 mijë vauçerë për pajisje me kondicioner.

"Sipas Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, personat me të ardhura të ulëta për një person të vetëm me të ardhura totale deri në 21.000 denarë, amvisëri me dy anëtarë me të ardhura totale prej 30.000 dhe një amvisëri me tre anëtarë me të ardhura totale prej 35.000 denarë do të mund të marrin një kupon në vlerë prej 27.000 denarë bruto për familje, me TVSH të përfshirë për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverterë me efikasitet të lartë, si dhe personat me të ardhura të ulëta për një familje me katër anëtarë me të ardhura totale prej 40.000 denarë dhe një familje me pesë anëtarë e më shumë me të ardhura totale prej 45.000 denarë do të mund të marrë vauçer për kondicioner inverterë në vlerë prej 30.000 denarë bruto për amvisëri, përfshirë TVSH-në", tha Bekteshi.

Ai saktëson se gjithsej mjetet për realizimin e këtij programi janë në shumë prej 45 milionë denarë ose 73 mijë euro mjete buxhetore.

"Sipas Programit për nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëri, vauçer në vlerë prej 25.000 denarë për amvisëri me TVSH të përfshirë, do të marrin familjet të cilët jetojnë në territorin e komunave të rajonet e Pellagonisë - Manastir, Demir Hisar, Krivogashtan, Krushevë, Mogila, Prilep, Resnjë, Novaci, Dollnen dhe rajoni Jugperëndimor - Vevçan, Dibër, Debërc, Kërçovë, Makedonski Brod, Ohër, Pllasnicë, Strugë, Qendër Zhupë", theksoi Bekteshi. 

Për këtë, shtoi ai, janë siguruar gjithsej 100 milionë denarë ose 1,62 milionë euro.

"Vauçer në vlerë prej 23.000 denarë për amvisëri, me TVSH të përfshirë, do t'u jepet amvisërive që jetojnë në rajonin e Shkupit, Lindjes, Juglindjes, Verilindjes, Vardarit dhe Pollogut për të cilat janë paraparë gjithsej 110 milionë denarë ose 1,78 milionë euro", tha Bekteshi.

Për të ushtruar të drejtën për të marrë pjesë në këtë shpallje publike, familjet në tre vitet e fundit kalendarik nuk duhet të kenë përdorur fonde nga asnjë burim për të rimbursuar shpenzimet për pajisjet e ngrohjes - ngrohje me pelet ose kondicionerë inverterë me efikasitet të lartë, të mos kenë lidhje me ngrohjen qendrore të qytetit ne ndërtesën e banimit ku do te vendoset pajisja. Gjithashtu, pajisja do të duhet të blihet dhe instalohet gjatë vitit 2024, jo më vonë se 30 nëntori i këtij viti në adresën konkrete në kërkesë.

Njëkohësisht, shtoi, Ministria e Ekonomisë do të shpallë edhe thirrje publike për shprehje interesi për kompanitë që realizojnë tregti me inverterë - kondicionerë të cilësisë së lartë me kushte të përcaktuara që duhet t'i plotësojnë, me të cilin më pas do të lidhet kontratë.

"Lista e tregtarëve përmes të cilëve do të bëhet e mundur blerja e inverterë - kondicionerëve me kupon do të publikohet në faqen e Ministrisë së Ekonomisë", ka thënë Bekteshi. qa/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR