• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

Shkup, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi nga sot deri më 6 dhjetor do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike - COP28, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Siç informoi Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do të prezantojë Platformën Investuese për Tranzicion të Drejtë Energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe do të mbajë një panel diskutimi për avancimin e tranzicionit të qymyrit, organizuar nga Fondi i Investimeve Klimatike.

Gjithashtu, Bekteshi do të marrë pjesë në një takim të Komunitetit energjetik dhe do të zhvillojë disa takime dypalëshe. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR