• e premte, 27 dhjetor 2024

Bekteshi: Do të kërkojmë dëmshpërblim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga BE-ja për taksën e transportit të gazit rus nëse nuk lirohen kapacitetet e gazsjellësit

Bekteshi: Do të kërkojmë dëmshpërblim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga BE-ja për taksën e transportit të gazit rus nëse nuk lirohen kapacitetet e gazsjellësit

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk pret që dimri i ardhshëm të jetë më i veshtirë se i kaluari në pjesën e energjetikës, pavarësisht konfliktit të ri në Lindjen e Afërt që shkaktoi rritje të çmimit të enegjensave dhe vendosje të taksës prej 10 euro nga Bullgaria për transportin e një kilovat orë gaz natyror rus përmes tubacionit bullgar.

Parlajmëroi se do të kërkojnë dëmshpërblim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga Bashkimi Evropian për vendosjen e taksës nëse nuk lirohen kapacitetet e gazsjellësit përmes të cilit furnizohemi me gaz nga Bullgaria, sepse pikërisht Bullgaria deri në vitin 2030 ia ka ceduar të gjitha kapaciteteve këtij gazsjellësi të "Gazprom" rus me përjashtim të kapaciteteve që u liruan vitin e kaluar.

Kapacitetet e gazsjellësit, siç theksoi Bekteshi, nuk janë dhënë me qira nga "Gazprom" në territorin tonë, por në territorin e Bullgarisë, i cili njëkohësisht është edhe territor i BE-së.

“Prandaj, nëse nuk lirohen kapacitetet, do të kërkojmë dëmshpërblim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga Bashkimi Evropian për vendosjen e taksës”, tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë pauzës në ngjarjen e biznesit SUBEX - Suppliers Balkan Expo e cila mbahet sot dhe nesër në Shkup, organizuar nga Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut (AHK).

Bekteshi tha se sa është ministër i Ekonomisë, nuk do të pranojë asnjë shantazh nga asnjë vend për sa i përket furnizimit dhe rrezikimit të sigurisë energjetike të vendit.

"Të shantazhosh një shtet është e papranueshme dhe është në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian, ndërsa Bullgaria është anëtare e BE-së dhe duhet të heqë menjëherë taksat jo vetëm ndaj vendit tonë, por edhe në përgjithësi sepse janë të papranueshme në BE. Ata na thanë se do të bëjnë përpjekje për lirimin e kapciteteve dhe presim vendimin e tyre. Në rast se nuk i lirojnë kapacitetet, ne do të shfrytëzojmë kapacitetet aktuale që kemi dhe do të kërkojmë dëmeshpërblime shtesë nga Bullgaria dhe Bashkimi Evropian, sepse ne kërkojmë vetëm lirimin e kapaciteteve dhe nuk ndërhyjmë në politikën e tyre fiskale për futjen e taksave shtesë. Vendimi i Bullgarisë është vendim i tyre i brendshëm, por duhet të merren parasysh dhe të thuhet qartë dhe hapur se nëse marrin vendime të tilla, duhet të marrin edhe vendime të tjera që do të çlirojnë kapacitetet në mënyrë që vendet të kenë hapësirë ​​për furnizim nga burime tjera siç është rasti me Maqedoninë e Veriut", theksoi Bekteshi.

Vitin e kaluar, siç theksoi, janë liruar disa kapacitete në pjesën e gazsjellësit që kemi me Bullgarinë, por ato nuk janë të mjaftueshme për kërkesat dhe nevojat e vendit. Sigurisht që kjo do të ndikonte në çmimin e gazit natyror, i cili në përgjithësi përdoret nga ekonomia dhe kompanitë që punojnë në zonat", tha Bekteshi.

Theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë dhe se tashmë ka reaguar te Komuniteti energjetik dhe te Komisioni Evropian për problemin me taksën e re në Bullgari.

Paralajmëroi se deri në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i gazsjellësit me Greqinë i cili, siç tha, është prioritet dhe është i mbështetur nga BERZH dhe nga partnerët strategjikë.

"Nuk do të tolerojmë asnjë shantazh se si do të investojmë dhe si do të diversifikojmë kapacitetet energjetike. Shantazhe të tilla nuk janë të pranueshme as nga Bullgaria dhe as nga askush. Nëse ata mendojnë të na shantazhojnë për të ndërtuar një gazsjellës të dytë me ta, nuk do t'u funksionojë, sepse ne do të vazhdojmë të diversifikojmë burimet tona të furnizimit. Tashmë kemi filluar dhe nuk ka asnjë kompromis për këtë", theksoi Bekteshi.

Pritjet tona, shtoi, janë se nuk do të jetë një dimër më i vështirë se i kaluari.

"Është e vërtetë se në nivel global dhe gjeopolitik po ndodhin gjëra që nuk shkojnë mirë në sektorin e energjensave si derivatet e naftës dhe gazi natyror etj. Në fushën e energjisë elektrike ne kemi rritur të gjitha kapacitetet tona të brendshme dhe nuk shoh ndonjë problem aty, ndërsa në fushën e gazit natyror dhe derivateve të naftës nuk kemi asnjë ndikim në vendimet tona, sepse nuk jemi prodhues dhe jemi plotësisht të varur nga importi. Vendimet tona në atë pjesë do t'i marrim sipas lëvizjeve të bursës në bashkëpunim me Komisionin Rregullator të Energjetikës", tha Bekteshi. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR