• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi dhe Shaqiri në takim me studentët nga universitetet shtetërore për pakon e re antikrizë

Bekteshi dhe Shaqiri në takim me studentët nga universitetet shtetërore për pakon e re antikrizë

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Bekteshi dhe Jeton Shaqiri, sot në Ministrinë e Ekonomisë do të kenë mbledhje me përfaqësuesit e kuvendeve studentore nga disa universitete shtetërore në lidhje me pakon e nëntë të masave antikrizë.

Me pakon e re të masave antikrizë të cilën Qeveria e prezantoi më 28 nëntor, mbi 120 mijë nxënës dhe studentë do të përfitojnë kompensim mujor në para deri në fund të vitit vijues akademik.

"Rreth 105 mijë nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të cilët vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta mujore deri në 50 mijë denarë, secilin muaj për gjashtë muajt e ardhshëm do të marrin kompensim financiar në shumë prej 1.200 apo 1.800 denarë. Ndërsa, mbi 15 mijë studentë që studiojnë jashtë vendit të banimit të tyre në shtatë muajt e ardhshëm deri sa zgjat viti akademik do të marrin bonus për transport, përkatësisht kompensim prej 600 deri në 1.200 denarë në varësi të shpenzimeve të llogaritura për transport. Kjo është mbështetje për ata dhe familjet e  tyre në kushtet e rritjes së kostove të jetesës dhe efekteve të zgjatura të krizës energjetike", informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ditën pas shpalljes së pakos

Ai përmban 26 masa antikrizë për mbështetjen e qytetarëve dhe vlera totale e tij është 662 milionë euro. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR