BE-ja me sanksione të reja për Rusinë
- Vendet-anëtare të Bashkimit Evropian sot u dakorduan për sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të invazionit në Ukrainë, kumtoi në platformën "X" kryesimi hungarez me BE-në.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:11, 11 dhjetor, 2024
Bruksel, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Vendet-anëtare të Bashkimit Evropian sot u dakorduan për sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të invazionit në Ukrainë, kumtoi në platformën "X" kryesimi hungarez me BE-në.
Me sanksionet e rreja, 50 anijeve u ndalohet të transportojnë anftë ruse dhe prodhime të naftës nga portet e BE-së dhe t'i prëdorin shërbimet e kompanive evropiane.
Mbi 20 anije që transportojnë naftë ruse tashmë janë sanksionuar nga BE-ja në qershor.
Rusia tashmë një kohë të gjatë është akuzuar se po prëdorë anije të cilat nuk janë në pronësi të kompanive perëndimroe të anijeve apo të siguruara nga kompani sigurimi perëndimore për eksport të naftës ruse në vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së. ab/
Fotо: МIА arkivi