• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja me sanksione për krahët ushtarakë të Hamasit dhe të Xhihadit Islamik

BE-ja me sanksione për krahët ushtarakë të Hamasit dhe të Xhihadit Islamik

Bruksel, 13 prill 2024 (MIA) - Vendet e Bashkimit Evropian sot kanë vendosur sanksione për ushtrinë dhe njësitë speciale të Hamasit, si dhe për krahun e armatosur të Xhihadit Islamik palestinez, për shkak të "shkeljeve të drejtave të njeriut dhe përgjegjësitë për dhunën seksuale dhe gjinore dhe për sulmin ndaj Izraelit me 7 tetor".

Vendet e BE-së kumtuan se me atë që krahët ushtarakë janë vendosur në listën e sanksioneve për shkelje të të drejtave të njeriut, tani Kasem dhe Al Kuds brigadat dhe forcat Nukba janë subjekt i ngrirjes së pronësisë dhe ndalimit të udhëtimit në BE.

Me vendimin e sotëm ndalohet edhe financimi i tyre, drejtpërdrejtë ose indirekt.

Hamasi dhe Xhihadi islamik tanimë janë shpallur organizata terroriste në Bashkimin Evropian. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR