• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja kërkon hetim mbi pretendimet për parregullsi të zgjedhjeve në Gjeorgji

BE-ja kërkon hetim mbi pretendimet për parregullsi të zgjedhjeve në Gjeorgji

Bruksel, 28 tetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë dhe organeve të tjera që të përmbushin detyrën e tyre për hetim të shpejtë, transparent dhe të pavarur për kinse parregullsitë zgjedhore, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel në lidhje me zgjedhjet parlamentare në vend të mbajtura të shtunën.

"Ato parregullsi duhet të sqarohen dhe të zgjidhen. Ajo është një hap i domosdoshëm për rindërtimin e besimit në procesin zgjedhor", thekson Borel në një deklaratë në emër të BE-së.

Sipas Borelit, BE-ja me kujdes i ndjek ngjarjet që sollën deri te zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji dhe lidhjen e popullit gjeorgjian drejt vlerave demokratike dhe rrugës evropiane të vendit të tyre të demonstruar gjatë muajve të fundit.

"Dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në të gjithë spektrin politik tani është më i rëndësishëm. Në përputhje me konkluzat e Këshillit Evropian të 17 tetorit, BE-ja i bën thirrje Gjeorgjisë të miratojë reforma demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, në përputhje me parimet bazë të integrimit evropian", shtoi Borel.

Ai potencoi se sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit ndërkombëtar rreth vëzhgimit të zgjedhjeve, të udhëhequr nga Zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR), dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte proceduralisht mirë e organizuar dhe e administruar në mënyrë të rregullt, por e regjistruar nga një "atmosferë e tensionuar, kompromise të shpeshta në fshehtësinë e votës dhe disa mospërputhje procedurale", si dhe me raporte për frikësimin dhe presionin e votuesve që ndikuan negativisht në besimin e publikut në proces.

"Raportet për presionin e votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve në sektorin publik, mbetën të përhapura gjatë fushatës. Kjo, së bashku me monitorimin e gjerë të votuesve në ditën e zgjedhjeve, ka ngritur shqetësime rreth mundësive të disa votuesve për të hedhur votat e tyre pa frikë për hakmarrje", tha zyrtari i lartë i BE-së, duke cituar pjesë të vlerësimit të ODIHR-it.

Sipas tij, vëzhguesit e zgjedhjeve njoftojnë dhe për një fushë loje të pabarabartë, një fushatë përçarëse në një atmosferë të polarizuar dhe për shqetësime të konsiderueshme për ndikimin e ndryshimeve të fundit ligjore ndaj procesit zgjedhor.

"BE me padurim pret raportin përfundimtar dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat duhet të zbatohen sa më shpejt që është e mundur", shtoi Boreli në deklaratë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR