• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja i ka vazhduar mandatet e përfaqësuesve të tyre specialë të BE-së për BeH-në, Kosovën dhe Kaukazin Jugor

BE-ja i ka vazhduar mandatet e përfaqësuesve të tyre specialë të BE-së për BeH-në, Kosovën dhe Kaukazin Jugor

Bruksel, 20 korrik 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së sot ka marrë vendim për vazhdimin e mandateve për një vit, deri më 31 gusht të vitit 2024, përfaqësuesve specialë të Bashkimit Evropian për Bosnjë dhe Hercegovinën, Johan Satler, për Kosovën, Tomash Shujog dhe për Kaukazin Jugor dhe krizën në Gjeorgji, Tojvo Klar.

Siç njofton raportuesi i MIA-s nga Brukseli, përfaqësuesit specialë të BE-së i propozon përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri me qëllim që t'i promovojnë politikat dhe interesat e Unionit në rajone të caktuara dhe vende dhe t'i mundësojnë prani aktive politike bllokut në këto fusha.

Johan Satlet është emëruar përfaqësues special i BE-së në BeH nga 1 shtatori i vitit 2019, ndërsa Tomash Shujog është emëruar për përfaqësues special për Kosovën më 1 shtator të vitit 2020, me mandat që të ofrojë këshilla dhe mbështetje të BE-së në procesin politik dhe ta promovojë koordinimin e përgjithshëm politik të Unionit. 

Tojvo Klar është emëruar përfaqësues special për Kaukazin Jugor dhe krizën në Gjeorgji më 13 nëntor të vitit 2017. Detyra e saj është të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të konflikteve në rajon - krizën në Gjeorgji dhe konfliktin azerbajxhano-armen rreth Nagorno Karabahut, si dhe të inkurajojë bashkëpunimin rajonal midis Bakut, Erevanit dhe Tbilisit. mb/

Foto: Këshilli i BE-së

QËNDRONI TË LIDHUR