• e diel, 06 tetor 2024

BE-ja i ashpërson rregullat për luftë kundër fjalorit urrejtës në internet

BE-ja i ashpërson rregullat për luftë kundër fjalorit urrejtës në internet

Bruksel, 12 tetor 2023 (MIA) - Komisioni evropian e përfundoi diskutimin në kuadër të Grupit të nivelit të lartë për luftë kundër fjalorit urrejtës dhe veprave penale të motivuara nga urrejtja, me qëllim të sendërtimit dhe harmonizimit të Kodit të sjelljes për përballje me urrejtjen dhe mostolerancën me dispozitat e Ligjit për shërbime digjitale të BE-së.

Qëllimi i përpunimit të Kodit të ri të sjelljes+ është të përforcohet lufta kundër fjalorit urrejtës në internet.

Siç kumtoi sot Komisioni Evropian, Kodi i përmirësuar do të ketë për qëllim të bëhet vegël e cila jo vetëm që do të jetë reaktive dhe e fokusuar në mënjanimin e përmbajtjeve me fjalor urrejtës, por edhe t'i nxisë platformat onlajn ta përmirësojnë preventivën dhe t'i parashohin kërcënimet e mundshme.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, me rastin e sendërtimit të Kodit, zëvendës-kryetarja e Komisionit evropian për vlera dhe transparencë, Vera Jourova deklaroi se ajo është vegla e vetme për luftë kundër fjalorit urrejtës.

Sipas eurokomisarit për drejtësi, Didie Rejnders, Kodi i sjelljes, i harmonizuar me platformat kryesore onlajn, solli përparim të konsiderueshëm në përballjen me fjalorin urrejtës përmes internetit.

Ai përkujtoi se në kuadër të Ligjit për shërbime digjitale, BE-ja tashmë miratoi rregulla obliguese për hapësirë më të sigurt dhe më përgjegjëse të internetit.

Në diskutimin e Grupit të nivelit të lartë u bisedua edhe për rregullimin e fjalorit urrejtës në planet nacionale të aksionit për luftë kundër racizmit dhe antisemitizmit të vendeve anëtare, në pajtim me Planin e aksionit të BE-së për përballje me racizmin për periudhën 2020-2025 dhe Strategjinë e BE-së për luftë kundër antisemitizmit. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR