• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja e fshiu Maqedoninë e Veriut nga “lista e zezë” e parajsave fiskale

BE-ja e fshiu Maqedoninë e Veriut nga “lista e zezë” e parajsave fiskale

Bruksel, 14 shkurt 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut është fshirë nga e ashtuquajtura "lista e zezë e parajsave fiskale e Bashkimit Evropian.

Barbados, Xhamajka dhe Uruguai gjithashtu janë hequr nga lista.

Brukseli, siç raporton Euronjuz, vlerësoi se Maqedonia e Veriut, Barbados, Xhamajka dhe Uruguai kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe kanë përmbushur kriteret për fshirje nga lista.

Në “listën e zezë” të BE-së janë shtuar edhe 16 shtete, përfshirë edhe Rusinë.

"Lista e zezë" e parajsavefiskale të BE-së ka hyrë në fuqi që nga viti 2017 dhe përditësohet dy herë në vit.

Brukseli këmbëngul se shpallja e saj publike nuk është për të "përçmuar" vendet e tij, por për të inkurajuar ndryshime pozitive në praktikat tatimore përmes bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm.

Vendet në mbarë botën gjykohen mbi tre kritere kryesore: transparencën tatimore, taksimin e drejtë dhe masat për përballke me erozionin dhe zhvendosjen e fitimeve nga kompanitë shumëkombëshe.

Ato vende që nuk plotësojnë kriteret duhet të bëjnë ndryshime në legjislacionin e tyre. Nëse ata refuzojnë ta bëjnë këtë, BE-ja mund t'i shtojë ato në listë, e cila nuk përdor termin "parajsë fiskale" por "juridiksione jo bashkëpunuese".

Vendosja në "listën e zezë" nuk sjell asnjë pasojë apo sanksion. ls/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR