BE-ja e dënoi vendimin e Rusisë për të dëbuar 18 diplomatë nga Delegacioni i BE-së
- Post By Fami Bajrami
- 18:37, 15 prill, 2022
Bruksel, 15 prill 2022 (MIA)- Bashkimi Evropian (BE) e ka dënuar “vendimin e pabazë” të Rusisë që të dëbojë 18 diplomatë të Delegacionit të BE-së në vend, deklaroi zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme, Peter Stano.
“Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e paarsyeshëm dhe të pabazë të Federatës ruse të dëbojë 18 anëtarë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Federatën ruse”, tha Stano.
“Diplomatët e BE-së për të cilët bëhet fjalë i kryejnë funksionet e tyre duke respektuar Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike”, ka shtuar ai.
Stano e ka quajtur vendimin e Rusisë “hap hakmarrje të pastër” që “në mënyrë shtesë do të thellojë izolimin e saj ndërkombëtar”.
“Bashkimi Evropian vazhdon fuqishëm të ftoj Rusinë të ndalojë me agresionin e saj ndaj Ukrainës dhe të kthehet në respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe qasjes bashkëpunuese në marrëdhëniet e sajë ndërkombëtare”, tha ai.
Moska zyrtare para kësaj paralajmëroi dëbimin e 18 diplomatëve nga Misioni i BE-së në Rusi. Vendimi vjen si përgjigje e një reagimi të njëjtë ndërmarrë nga Brukseli pas ofensivës së Kremlinit në Ukrainë.
“Si përgjigje e aktiviteteve armiqësore të BE-së, 18 anëtarë të Delegacionit të BE-së në Rusi janë shpallur për persona non grata dhe doemos ta lëshojnë territorin rus sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në kumtesën e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme.