• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja do të ndajë 171 milionë euro ndihmë për vendet e Bririt të Afrikës

BE-ja do të ndajë 171 milionë euro ndihmë për vendet e Bririt të Afrikës

 Bruksel, 27 shkurt 2024 (MIA) - BE-ja sot paralajmëroi ndarjen e 171 milionë eurove ndihmë humanitare për njerëzit në rajonin e Bririt të Afrikës, të cilët po përballen me nevoja të shtuara si pasojë e konflikteve rajonale, ndryshimeve klimatike dhe krizës ekonomike.

Së bashku me 72 milionë euro të paralajmëruara më parë për Sudanin, vlera totale e mbështetjes humanitare për këtë rajon afrikan në vitin 2024 do të arrijë në 243 milionë euro.

Nga shuma e përgjithshme, siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, 49,5 milionë euro do të ndahen për Sudanin e Jugut, 38 milionë për Etiopinë, 37 milionë për Somalinë, 27,5 milionë për Ugandën, 11,5 milionë për Keninë dhe 500 mijë euro për Xhibutin. Shtatë milionë euro shtesë do të ndahen për programet për trajtimin e fatkeqësive natyrore në të gjithë rajonin.

 Prioritetet kryesore të kësaj ndihme të BE-së janë ballafaqimi me krizën akute të mungesës së ushqimit në rajon, përmirësimin e aksesit në shërbimet bazë, ofrimi i arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve në kriza humanitare dhe krijimi i sistemeve për përballimin e situatave emergjente.

BE-ja thekson se dhjetëra miliona njerëz në Bririn e Afrikës janë të prekur nga kriza akute e mungesës së ushqimit dhe një problem shtesë është numri i madh i refugjatëve dhe personave të zhvendosur në rajon, të cilët varen nga ndihma e huaj.

Rajoni po përballet gjithashtu me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe mbi të gjitha fenomenin "El Ninjo", i cili rezulton në kushte ekstreme të motit - nga thatësira e zgjatur deri te përmbytjet, veçanërisht në pjesë të Etiopisë dhe Somalisë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR