• e hënë, 23 shtator 2024

BE-ja bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe në Gazë

BE-ja bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe në Gazë

 Bruksel, 23 shtator 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar për përshkallëzimin e armiqësive në Liban, pas sulmeve në Bejrut të premten, në të cilat u vranë së paku tre fëmijë, si dhe nga dhuna e shtuar ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut, të ndjekura nga sulme në territorin izraelit dhe libanez, porositi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Zhosep Borrel lidhur me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë me shkrim, Borreli e theksoi nevojën për armëpushim të menjëhershëm përtej "Vijës së Kaltër" të demarkacionit midis Libanit dhe Izraelit, si dhe në Rripin e Gazës. 

 "Civilët në të dyja anët (të kufirit) po paguajnë një çmim të lartë. Ata, gjithashtu, do të vuajnë më së shumti në rast të një lufte gjithëpërfshirëse, e cila duhet të shmanget, duke përfshirë përpjekjet e reja intensive për ndërmjetësimin diplomatik. Kjo do të jetë kryesore në agjendën tonë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së", tha Borreli, i cili është pjesë e delegacionit të BE-së në Nju-Jork për të marrë pjesë këtë javbë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

 Borreli në deklaratën me shkrim shton se BE-ja edhe një herë bën thirrje për "zbatim të plotë dhe simetrik" të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

 Rezoluta 1701, e cila u miratua në gusht 2006 gjatë Luftës së atëhershme Izrael-Hezbollah, bën thirrje për një ndërprerje të plotë të armiqësive midis të dyja palëve ndërluftuese, tërheqjen e forcave izraelite nga Libani jugor, dislokimin e forcave libaneze dhe UNIFIL në atë zonë,  si dhe çarmatimin e të gjitha grupeve të armatosura, përfshirë edhe Hezbollahun.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR