• e premte, 27 dhjetor 2024

BE-ja është e zhgënjyer nga mosvazhdimi i armëpushimit në Jemen

BE-ja është e zhgënjyer nga mosvazhdimi i armëpushimit në Jemen
Bruksel, 3 tetor 2022 (MIA) - Bashkimi Evropian, përmes shërbimit të vet diplomatik, shprehu zhgënjimin për pamundësinë për të respektuar më tej armëpushimin në Jemen, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Armëpushimi i rënë dakord midis huthëve dhe qeverisë jemenase do të zgjatej edhe për gjashtë muaj të tjerë, me sugjerimin e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesit të saj Hans Grundberg. Por të dyja palët nuk arritën një marrëveshje dhe fajësojnë njëra-tjetrën. Sipas Bashkimit Evropian "pozicionet maksimaliste" nuk e "lehtësuan detyrën" e përfaqësuesit të KB-së. "Ky armëpushim ka sjellë shumë përfitime të prekshme për miliona jemenas dhe propozimin e të dërguarit të posaçëm të KB-së, H.Grunberg ofroi mundësi për të rritur ndjeshëm ndikimin e tij, duke përfshirë pagesën e pagave për zyrtarët, fluturime shtesë për dhe nga Sana, dërgesat e pandërprera të naftës përmes portit të Hudajas dhe rihapja e rrugës përreth Taez", qëndron në reagimin e Bashkimit Evropian, e cila rithekson se kjo do të kishte pasoja pozitive për jetën e miliona qytetarëve jemenas. BE-ja u bëri thirrje huthëve që të "tregojnë një përkushtim të vërtetë për paqen" dhe të dalin me kërkesa të moderuara, si dhe të angazhohet në dialog me përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara. "Refuzimi i këtij propozimi është një gabim strategjik, kjo nuk është ajo që jemenasit duan dhe meritojnë", vlerëson KB-ja. Lufta e Jemenit midis qeverisë dhe grupit rebel huthët filloi në vitin 2014 kur huthët, me mbështetjen e Iranit, pushtuan kryeqytetin Sana dhe një pjesë të madhe të veriut të Jemenit. Qeveria e Jemenit, nga ana e saj, ka mbështetjen e Arabisë Saudite, e cila e furnizon atë me pajisje ushtarake. qa/shk/  

QËNDRONI TË LIDHUR