• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Behtel dhe Enka" i filloi punët ndërtimore të Korridorit 8

Gostivar, 12 shtator 2023 (MIA) - Në fshatin Banjicë e Epërme filluan punët ndërtimore të konzorciumit amerikano-turk "Behtel dhe Enka" për depërtimin e pjesës së rrugës në autostradën Gostivar - Bukojçan (30,1 kilometra) të Korridorit 8.

"Ky ëshët aktiviteti i parë real, me të cilin fillon ndërtimi i dy korridoreve. Atë që të gjithë e presim, e realizojmë sot, ndërsa e premtuam javën e kaluar. Këtu ku qëndrojmë, do të kalojë autostrada e re Gostivar - Kërçovë, ndërsa materiali nga minimi do të përdoret për Tetovë - Gostivar dhe për rrugën anësore nga Tetova. Në mënyrën më transparente, më të hapur i kryejmë punët që të bindet opinioni se korridoret do të ndërtohen në kohë rekorde dhe në mënyrën më cilësore", tha zëvendës kryeministri i parë dhe koordinatori i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, Artan Grubi.

Në ngjarjen marirn pjesë ambasadorja amerikane Anxhela Merkel, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP "Rrugë shtetërore", Ejup Rustemi.

Me Marrëveshjen që e ka nënshkruar Qeveria me "Behtel dhe Enka" është paraparë ndërtimi i pjesëve të autostradës Tetovë - Gostivar - Bukojçan, Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë të Korridorit 8 dhe të pjesëve të autostradës Prilep - Manastir të Korridorit 10d.

Deri te njësia projektuese tashmë janë dorëzuar projektet infrastrukturore për të gjitha pjesët, përveç për Trebenishtë - Strugë - Qafë e Thanës. Janë dorëzuar edhe elaborate për shpronësim për Tetovë - Gostivar dhe Gostivar - Bukojçan, ndërsa deri nga fundi i muajit priten elaborate edhe për Prilep - Manastir.

Konzorciumit "Behtel dhe Enka" deri tani u janë paguar dy këste, prej 117 dhe 53 milionë euro, në pajtim me Programin për financimin e infrastrukturës rrugore për projektin Korridori 8 dhe Korridori 10d për vitin 2023, me të të cilin për këtë vit janë paraparë gjithsej 243 milionë euro. bsh/

Foto: MIA printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR