• e diel, 24 nëntor 2024

BEG: Subvencionimi i deritanishëm i konsumatorëve të energjisë termike deri tani është në barë të kompanisë

BEG: Subvencionimi i deritanishëm i konsumatorëve të energjisë termike deri tani është në barë të kompanisë
Shkup, 1 shtator 2022 (MIA) - Subvencionet të cilat BEG Furnizim i ka llogaritur në faturat e energjisë termike në muajin shkurt, mars dhe prill të vitit 2022 në vlerë prej 99,6 milionë denarë sipas vendimit të Qeverisë, ende nuk janë paguar, respektivisht subvencionimi i konsumatorëve të energjisë termike deri në këtë moment është në barë të kompanisë, theksohet në komunikatë për media nga BEG pas deklaratës së sotme të kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE), Marko Bislimovski. BEG-u thekson se shërbimi i furnizimit me energji termike për sezonin e ngrohjes 2022/2023 faturohet sipas Vendimit të fundit të Komisionit Rregullativ të Energjisë të miratuar më 29.07.2022. "Po ashtu ju njoftojmë se vendimi i Qeverisë për subvencionim ka skaduar më 30.04.2022, respektivisht nuk ka bazë ligjore për aplikimin e subvencioneve para faturave të gushtit për konsumatorët", thonë nga BEG-u. Prej aty theksojnë se është praktikë e rregullt që faturat në muajt kur nuk furnizohet me energji termike t'u dorëzohen konsumatorëve në fund të muajit vijues, dhe afati për pagesën e të njëjtës, si gjithmonë, është më datën 21 të muajit të ardhshëm. Komisioni rregullator i energjisë dhe shërbimeve ujore ka njoftuar sot se nga BEG-u është kërkuar që të kthejë faturat e ngrohjes për banorët e Shkupit për muajin gusht. "Arsyeja e vetme e rritjes së faturave të energjisë për ngrohje nga qytetarët për muajin gusht është se në to nuk është përfshirë subvencionimi i dhënë nga Qeveria për konsumatorët e energjisë termike në Qytetin e Shkupit dhe për këto arsye ato janë rritur dukshëm", tha sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski dhe shtoi se faturat janë rritur për rreth 40 për qind. Ai në konferencë për media tha se KRRE kërkon nga BEG-u që të kthejë të gjitha faturat që u janë dërguar konsumatorëve dhe të përgatisë fatura të reja në të cilat do të llogaritet subvencioni që qytetarët marrin nga Qeveria. Për ata qytetarë që tashmë kanë paguar faturat, ai tha se diferenca në shumë do t'u kthehet në faturat në vijim, pavarësisht nëse aktivitetin do ta kryejë BEG-u apo ndonjë kompani tjetër. qa/bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR