• e hënë, 30 dhjetor 2024

BE: Viti 2022 vit rekord për nga numri i zjarreve në Evropën Jugperëndimore

BE: Viti 2022 vit rekord për nga numri i zjarreve në Evropën Jugperëndimore
Bruksel, 12 gusht 2022 (MIA) – Zjarret që shkatërruan dhjetëra mijëra hektarë pyje në Francë, Spanjë dhe Portugali e kanë bërë vitin 2022 vit rekord kur bëhet fjalë për Evropën Jugperëndimore, njoftoi sot Shërbimi i BE-së për ndjekje satelitore. Për shkak të vapës tropikale që rezultoi me temperatura rekorde, në Francë tre muajt e fundit janë regjistruar parametra rekord të larta të ndotjes së ajrit të dioksidit të karbonit nga fillimi i matjeve në vitin 2003. Edhe në Spanjë muajin e kaluar është shënuar emetimi më i madh në histori i dioksidit të karbonit nga zjarret. Shërbimi thekson se pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore tani është në "rrezik ekstrem nga zjarret", ndërsa në disa zona edhe "shumë ekstremë". Në nivel global, deri tani viti 2022 është viti i katërt në krahasim me intensitetin e ndotjes atmosferike me dioksid karboni shkaktuar nga zjarret pyjore. Shkencëtarët thonë se vala e të nxehtit e ndjekur nga moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë në Evropën Perëndimore janë me siguri edhe pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

QËNDRONI TË LIDHUR