• e hënë, 30 dhjetor 2024

BE: Konfirmohet se Bjellorusia është fajtore për uljen e detyrueshme vitin e kaluar të aeroplanit të kompanisë Rajaner

BE: Konfirmohet se Bjellorusia është fajtore për uljen e detyrueshme vitin e kaluar të aeroplanit të kompanisë Rajaner
Bruksel, 22 korrik 2022 (MIA) – Hetimi i Këshillit të Aviacionit civil ndërkombëtar javën e kaluar konfirmoi se Qeveria e Bjellorusisë është fajtore për uljen e detyrueshme të aeroplanit të kompanisë Rajaner, më 23 maj të vitit 2021, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Në aeroplan atë ditë kanë qenë opozitarët Roman Protasheviç dhe partnerja e tij. Shefi i diplomacisë së BE-së, Zhozep Borel, dhe eurokomisarja për transport, Adina Valean, në kumtesën e sotme porositën se ashtu siç ka vlerësuar BE-ja që në fillim të hetimit, u konfirmua se Bjellorusia ka kryer akt joligjor kur e ka detyruar aeroplanin e kompanisë Rajaner të fluturimit FR4978 detyrimisht të aterojë në aeroportin e Minskut. “Raporti konfirmon se paraqitja për bombë në aeroplanin e kompanisë Rajaner të fluturimit FR4978 ka qenë qëllimisht e rreme, se funksionarë të lartë të Qeverisë bjelloruse janë involvuar dhe kanë dhënë instruksione për aterim të detyrueshëm në Minsk dhe se ky incident e ka rrezikuar sigurinë e fluturimit dhe të udhëtarëve”, thuhet në reagimin e zyrtarëve të BE-së, Borel dhe Valean. Pas këtij incidenti, vitin e kaluar në qershor Bashkimi Evropian ka shqiptuar ndalesë për aeroplanët bjellorusë mbi qiellin evropian. BE-ja e përshëndet hetimin e Organizatës ndërkombëtare për aviacion civil. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR