• e martë, 24 dhjetor 2024

BDI-ja e di se si funksionon Gjykata Kushtetuese, vetëm dëshirojnë të përfitojnë si brejtës politikë, deklaroi kryeministri

BDI-ja e di se si funksionon Gjykata Kushtetuese, vetëm dëshirojnë të përfitojnë si brejtës politikë, deklaroi kryeministri

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - BDI-ja saktë e di si funksionon Gjykata Kushtetuese dhe nesër nuk do të ndodhë asgjë, por qëllimi i tyre është të dalin para opinionit edhe si politikan të tregojnë se për shkak të presionit të tyre politik është shtyrë vendimi për Ligjin për gjuhët, tha kryeministrit Hristijan Mickoski. 

"Unë para disa ditëve në një konferencë të tillë për mediat, mendoj se ishte para dy ditësh, thash se këta njerëz të BDI-së e kanë shumë të qartë se si funksionon Gjykata Kushtetuese, sepse ata i kanë zgjedhur gjyqtarët atje dhe askush nuk mund të jetë gjyqtar kushtetues apo ndonjë gjyqtar atje, nëse nuk kaloni filtrin e BDI-së. Ata saktë e dinë se për të arritur një zgjidhje përfundimtare, cilado qoftë ajo, së pari duhet të raportojë gjyqtari përgjegjës për këtë çështje, t'u shpjegojë kolegëve të tij, pastaj do të ketë një diskutim publik, pastaj një debat publik, pastaj një seancë përgatitore, që të jetë një proces që do të zgjasë me muaj, ndoshta edhe vite. Cili ishte qëllimi i tyre? Qëllimi i tyre është se si brejtësit politikë, të presin dhe të shohin se tani e dimë se si shkojnë procedurat, ne do të bëjmë presion politik dhe nesër kur të mos ndodhë asgjë, do të dalin në publik, normalisht vetëm brejtësit politikë mund ta bëjnë këtë, të dalin dhe të thonë - për shkak të presionit tonë, e gjithë kjo është shtyrë. Punët nuk funksionojnë kështu, ndërsa ata e kanë të qartë se si funksionojnë gjerat", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve se sa janë të besueshme deklaratat se nesër nuk do të ketë fare vendim për heqjen eventuale të përdorimit të shqipes si gjuhë zyrtare.

Ai, në të njëjtën kohë, dërgoi mesazh për qetësi për të gjithë qytetarët dhe të mos lejojnë të keqpërdoren.

Како што информира Мицкоски пред потпишувањето, инвестицискиот план ќе се реализира во индустриската зона близу Куманово, а вклучува вложување во купување земјиште, целосна изградба на погони

"Prandaj i lus bashkëqytetarët shqiptarë, maqedonas, të gjithë të jenë të qetë, e gjithë çështja është nën kontroll, gjithçka është nën kontroll, të mos lejojmë të biem në provokimet e këtyre personave. Nuk e kemi të nevojshme. Ata persona mbaruan, më 8 maj ata u mundën, kemi Qeveri të re e cila saktë e di çfarë bënë dhe cilat hapa i ndërmerr. Kështu që, ju lus për qetësi. Mos lejoni të keqpërdoreni. Asgjë nuk do të ndodhë nesër. Kështu që e gjithë gjendja është nën kontroll. Këtë dua ta dërgoj si mesazh", tha kryeministri Mickoski. 

I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja qëndron pas iniciativës për kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve që është një nga pikat për të cilat Gjykata Kushtetuese do të diskutojë nesër, Mickoski theksoi qëndrimin e Komisionit të Venecias për antikushtetutshmërinë e tre neneve të atij ligji.

"Unë do t'ju kujtoj se Komisioni i Venecias ishte ai që dha mendimin për ato tre nene se janë antikushtetues dhe se duhen ndryshuar.  Komisioni i Venecias është ajo që ka treguar, ndërsa qëndrimin e partisë, qëndrimin tim personal etj, e keni dëgjuar shumë herë deri më tani, kështu që nuk ka nevojë ta përsëris", theksoi Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të investimit "DM Bau AG" zviceran së bashku me ekipin menaxhues të kompanisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim që pardje para Gjykatës Kushtetuese zhvillon të ashtuquajturën "Roja e gjuhës" dhe kërkon nga Gjykata që të hedh poshtë 13 nismat e paraqitura për të kundërshtuar dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Nga BDI-ja theksojnë se shfuqizimi i çdo dispozite të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk është vetëm akt juridik, por goditje e drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe paqen e shtetit.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë se nuk do ta komentojnë qëndrimet e askujt lidhur me çështjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Seanca e Gjykatës ku do të diskutohet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është caktuar për nesër, ndërsa pas seancës do të mbahet konferencë e rregullt për media ku do të jepen përgjigjet e të gjitha pyetjeve.

Lënda për Ligjin për gjuhët përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata të ndryshme e formuar në vitin 2019 dhe është aktualizuar këtë vjeshtë pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias. Parashtrues të nismës për kundërshtimin e dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë partitë VMRO-DPMNE dhe E Majta, Shoqata “Kongresi Botëror i Maqedonisë”, Solza Gërçeva, Tanja Karakamisheva Jovanovska, Jove Kekenovski, si dhe Vasko Lazeski, Ivana Mitevska, Tome Todorovski, Klementina Brzanovska dhe Vlladimir Stefanovski. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR