• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BDI vendosi që të ketë seanca të hapura të kryesisë me qytetarët

BDI vendosi që të ketë seanca të hapura të kryesisë me qytetarët

Tetovë, 21 tetor 2024 (MIA) - Pas përfundimit të Kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim BDI, zëdhënësi Arbër Ademi informoi për konkluzionet. Ai tha se është analizuar gjendja aktuale politike, ndërsa si konkluzion është miratuar se ajo ndikon në marrëdhëniet ndëretnike. 

"BDI i ndjek me seriozitet dhe shqetësim të gjitha zhvillimet politike në vend dhe në rajon, duke filluar nga distancimi i vendin tonë nga Bashkimi Evropian dhe shkëputja e Shqipërisë nga pakoja me Maqedoninë, vizavi Bashkimin Evropian dhe prandaj vlerësojmë se kjo ndikon keq në marrëdhëniet ndëretnike në vend. Më pas, kryesia qendrore shpreh shqetësim edhe për marrëdhëniet ndëretnike, të cilat sulmohen nga politikat e kësaj qeveria monoetnike, pa legjitimitetin e të gjitha bashkësive etnike. Gjithashtu apelojmë deri të faktori ndërkombëtare, të cilët janë nënshkrues të Marrëveshjes së Paqes të Ohrit veçanërisht deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për angazhimin, vazhdimin e angazhimit të tyre për respektimin e Marrëveshjes së Paqes zë Ohrit ", theksoi Ademi. 

Sa i përket pikës së dytë, ai tha se është vendosur të fillojnë seancat e propozuara të hapura të degëve të BDI-së me qytetarët. Për protesta nuk u diskutua, megjithëse siç tha Ademi kjo është pjesë e agjendës, por ende nuk është në rend dite.

"Fillojnë këtë javë. Të mërkurën në ora 19:00 do të ketë një takim të tillë të organizuar nga dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Likovës, pastah vazhdon me Sarajn në kuadër të Degës. Kështu që për takimet tjera të këtij lloji, takime të hapura të BDI-së me popullin dhe qytetarët do të organizohen në të gjitha degët. Në këto takime do të marrin pjesë edhe drejtuesit e lartë të BDI-së. Do t'u shpjegojmë qytetarëve për të gjitha zhvillimet politike në vend dhe në rajon, për të gjitha këto dështime me të cilat po largohemi nga Bashkimi Evropian. Në fund, natyrisht, ajo që do të ndodhë, vullneti i tyre do të shndërrohet në aktivitetet tona konkrete politike dhe përgjithësisht në politikën tonë konkrete", tha Ademi. 

Në pyetje e gazetarëve nëse mbështetja e paralajmëruar për ndryshimet kushtetuese do të thotë edhe pranim i idesë për ndryshimin e Kushtetutës, por me veprim të vonuar, Ademi tha se kjo paraqet një distancim nga qëllimet strategjike. 

"Ne e theksojmë rëndësinë e koordinimit të ngushtë të vendit tonë me Bashkimin Evropian dhe mendojmë se gjithçka që është arritur deri më tani është objekt marrëveshjeje mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Çdo përpjekje për t'u larguar, për të riformuluar ato detyrime që dalin nga Korniza negociuese është një përpjekje për të mos realizuar qëllimin tonë strategjik. Prandaj ne themi, koha, qoftë para një vit e gjysmë, dy vjet për ndryshimet kushtetuese, por edhe tani themi urdhëroni, procesoni ndryshimet kushtetuese dhe do ta keni mbështetjen e BDI-së", tha Ademi.

Zëdhënësi tha se sërish në takimin e BDI-së është diskutuar për ligjin për veting, për të cilin si parti kërkojnë të miratohet për shkak të rritjes së besimit  të qytetarëve para së gjithash në gjyqësor.

"Është theksuar edhe vendimi i partisë sonë politike, i cili është marrë shumë kohë më parë për hetimin e të gjitha partive politike në vend, pa përjashtim, duke filluar nga BDI e deri te organizata e fundit politike. Gjithashtu, një hetim për origjinën e pasurisë së çdo politikani që është apo ka qenë bartës i një funksioni publik apo është ende në funksionin politik, pa përjashtim. Hulumtim për procesin e privatizimit të vendit nga dita e pavarësisë së vendit tonë e deri më sot", theksoi Ademi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR