BDI: Të tërhiqet Ligji për Arsim të Mesëm
- Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë i bën thirrje VMRO - DPMNE-së të ndal provokimet etnike dhe të tërheqë menjëherë Ligjin për Arsimin e Mesëm, i cili përbën një akt të papranueshëm dhe imponon supremaci dhe ekskluzivitet etnik.
Shkup, 20 dhjetor 2024
Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë i bën thirrje VMRO - DPMNE-së të ndal provokimet etnike dhe të tërheqë menjëherë Ligjin për Arsimin e Mesëm, i cili përbën një akt të papranueshëm dhe imponon supremaci dhe ekskluzivitet etnik.
Apelojmë edhe tek VLEN, nëse ju ka mbetur qoftë edhe një atom dinjiteti, që të reflektoni dhe të tërhiqni këtë ligj të turpshëm, i cili ka nxjerrë në pah dështimin tuaj për të kuptuar rëndësinë e një arsimi cilësor e gjithëpërfshirës.
Është e vështirë dhe njëkohësisht turpëruese të shohim qëndrimin tuaj në këtë situatë, të cilën vetë e keni krijuar.
Tërhiqni ligjin, sepse një gjë është e sigurt: nëse nuk e tërhiqni ju, do ta ndalim ne!
Bashkimi Demokratik për Integrim
Foto: Arkivi i MIA-s
________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.