• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BDI të shtunën mban konventën promovuese për kandidatin e tyre për president Bujar Osmani

BDI të shtunën mban konventën promovuese për kandidatin e tyre për president Bujar Osmani

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Me moton “Koha për presidentin e parë shqiptar”, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të shtunën në orën 18 në sallën e sportit në “Kala” në Shkup do të mbajë konventën promovuese për kandidatin e tyre për president Bujar Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i BDI-së dhe koordinator i Grupit parlamentar të kësaj partie, Arbër Ademi gjatë pjesëmarrjes së sontme në TV 21.

“Sa u takon zgjedhjeve presidenciale, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, jo vetëm simpatizantëve të BDI-së që ta mbështesin kandidaturën e Bujar Osmanit në konventën promovuese që do të organizohet të shtunën në orën 18 në Sallën e sportit në ‘Kala’. Është e vërtetë që BDI planifikon ta mbajë konventën promovuese në sallën ‘Boris Trajkovski’ kushtuar zgjedhjeve parlamentare. Ende nuk kemi vendosur se në cilën datë do të mbahet, ka kohë. Bujar Osmani në këto zgjedhje garon për të fituar, por le të jetë presidenti i fundit i zgjedhur në këtë mënyrë si që zgjidhet deri tani. Presidenti duhet të zgjidhet nga Kuvendi, siç zgjidhet në demokracitë parlamentare – Greqi, Shqipëri dhe Kosovë”, ka thënë Ademi.

I pyetur për negociatat për koalicionim me partitë tjera, Ademi theksoi se kryetari i partisë Ali Ahmeti ka autoritet të plotë nga organet partiake për të zhvilluar negociata me të gjitha partitë politike. Tha se kur do të marrin vendim përfundimtar do ta ndajnë këtë me opinionin.

Голем дел од активностите и настаните кои беа планирани да се организираат во овој период веќе се одложени поради владините мерки за настанатата ситуација со коронавирусот, истакна на денешна

Lidhur me finalizimin e listave të kandidatëve për deputetë, Ademi thekson se vendimi për formimin e listave do të varet edhe nga marrëveshjet për koalicionim, ndërsa ende nuk ka vendim nëse ai do të jetë bartës i listës.

Ademi bëri të ditur se deputetët e shumicës kanë dorëzuar në Kuvend ndryshime të Ligjit për arsimin e lartë ku pritet të rregullohet koeficienti i pagave për të punësuarit në institucionet publike të arsimit të lartë. Ai pret që ligji të miratohet gjatë kësaj jave në seancë plenare.

“Duke pasur parasysh se zgjedhjet janë shpallur dhe ndonëse kryetari i Kuvendit dëshiron, por neni 8a i Kodit zgjedhor ndalon nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive. Në një situatë të tillë ku nuk është e mundur të nënshkruhet marrëveshje kolektive me universitetet e tjera, ne deputetët e shumicës morëm iniciativë që ato nene që janë në marrëveshjen kolektive që Universiteti ‘Shën Cirili dhe Metodi’ ka lidhur me kryetarin e Kuvendit në dhjetor 2022, të vendosen këtu me një akt juridik – me ligj dhe dispozita të cilat do të vlejnë për të gjitha universitetet publike. Në ligjin e propozuar poashtu theksohet se ky ligj do të hyjë në fuqi ditën e tetë të publikimit në ’Gazetën zyrtare’ që do të thotë se do të hyjë në fuqi gjatë këtij muaji”, ka thënë Ademi, duke shpresuar që këto ndryshime ligjore do të marrin mbështetjen nga të gjithë deputetët në Kuvend.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR