• e enjte, 26 dhjetor 2024

BDI: Të dy propozimet partiake të Vredi për anëtarë të këshillit të prokurorëve nuk i plotësojnë kushtet

BDI: Të dy propozimet partiake të Vredi për anëtarë të këshillit të prokurorëve nuk i plotësojnë kushtet

Shkup, 9 nëntor 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon tentativën e hapur të VREDI për ti mashtruar qytetarët dhe deputetët me kandidat partiak për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve. 

Për Ardian Demirin, fotografitë e bashkangjitura janë dëshmia më e vogël për aktivitetet e tija politike dhe partiake në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit. 

Të gjitha paraqitjet publike të Demirit e bëjnë të pa denjë për të bartur një funksion kaq të rëndësishëm.  

Ndërsa kandidati tjetër, gjithashtu anëtar dhe përkrahës i Vredi, Vedat Salihi, nuk i plotëson kushtet e përvojës së punës sipas ligjit dhe ka dorëzuar dokumente shtesë pas skadimit të konkursit.

Vredi-n nuk e intereson Europa, as sundimi ligjit, as reforma, por vetëm partizimi i gjyqësorit dhe institucioneve për t’ju shërbyer apetiteve të tyre korruptive. 

 BDI ka alarmuar deputetët, shoqërinë civile, mediat dhe komunitetin ndërkombëtar për mendësinë e drejtuesve të Vredi që të partizojnë gjyqësorin dhe prokurorinë me eksponent partiak.

"Shteti i kapur" nuk duhet të përsëritët asnjëherë dhe ftojmë Bashkimin Europian që të reagojë ndaj qeverisë pa legjitimitet etnik dhe kuvendit për këto veprime na largojnë nga Europa dhe vlerat europiane.

BDI

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR