• e enjte, 26 dhjetor 2024

BDI: Stoilkoviqi i qeverisë monoetnike zvogëlon buxhetin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit

BDI: Stoilkoviqi i qeverisë monoetnike zvogëlon buxhetin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 12 gusht 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim e quan ofendues faktin që një putinist i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës si Ivan Stoilkoviq, është zëvendës kryeministër dhe ministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit edhe pse të njëjtën as që e njeh dhe as që e respekton. 

Si pasojë, buxheti për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit është zvogëluar me vendim të qeverisë monoetnike dhe aminin e vasalëve puthadorë të cilët kanë okupuar institucionet e shtetit pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me preferencë të VMRO DPMNE-së si në kohërat e monizmit dhe të Millosheviqit. 

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të qëndron duarkryq kur shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen çdo ditë dhe kur çdo e arritur në drejtim të barazisë po zhbëhet. 

 Prandaj dhe kemi angazhuar autorin e Marrëveshjes së Ohrit Paul Uilliams dhe ekipin e tij pranë PILPG për të hartuar platformë ligjore mbi legjitimitetin, me ç’rast drafti i parë tashmë është dorëzuar dhe do të shqyrtohet në kuadër të Frontit Evropian e më pas edhe në publik me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat, qytetarët.

Manifestimi qendror për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit mbahet nesër, e martë, 13 gusht 2024, me fillim në ora 12:00 në hotelin Aleksandar Palas në Shkup.

Bashkimi Demokratik për Integrim

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR