• e enjte, 26 dhjetor 2024

BDI: Skandaloze, VMRO paralajmëron kamxhikosjen e qytetarëve për shkak të Kryeministrit shqiptar

BDI: Skandaloze, VMRO paralajmëron kamxhikosjen e qytetarëve për shkak të Kryeministrit shqiptar

2 mars 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër deklaratën e sotme të VMRO DPMNE-së dhe Gordana Siljanovskës për kamxhikosjen е votuesve dhe zgjedhjeve në vendin tonë.

Edhe para se të bëhen pjesë e listаve të kandidatëve për President, VMRO-DPMNE dhe Gordana përmes shfaqjes së një sinqeriteti fatkeq paralajmëruan kamxhikun e tyre për të gjithë ata që nuk mendojnë si ata.

Kryeministri shqiptar është realitet dhe do të jetë realitet edhe zgjedhja e Presidentit të vendit në Kuvend me shumicë prej 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit.

Një shumicë prej dy të tretash siguron konsensus shoqëror dhe mbipartiak me mbi 80 vota në Parlament.

Ndërsa shumica e Badenterit siguron konsensus etnik për të parandaluar mbivotimin etnik dhe imponimin e vullnetit vetëm të dy partive më të mëdha politike maqedonase.

VMRO DPMNE dhe humbësja Gordana nuk u distancuan nga Rusia dhe nuk u rreshtuan me Europën.

Prandaj, qytetarët duhet të përqendrojnë votën e tyre për partinë më stabile, me çka do të arrihet qëllimi dhe do të ndalohet Rusia dhe ndikimin rus që ka përfshirë ekonominë tonë, infrastrukturën kritike, partitë politike, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe synon të destabilizojë shoqërinë tonë të brishtë multietnike, multifetare dhe multikulturore për të promovuar një efekt domino në të gjithë rajonin.

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR