• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BDI: Rikthimi i rrahjeve për motive etnike është i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm

BDI: Rikthimi i rrahjeve për motive etnike është i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm

Shkup, 27 shtator 2024

Pas informacioneve zyrtare lidhur me rrahjen e mbrëmshme, respektivisht sulmin fizik ndaj tre të miturve shqiptarë në Qendër të Shkupit duke përdorur edhe sende të forta, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin serioz, aq më tepër kur u informuam se sulmi ndaj të miturve ka ndodhur për motive etnike.

BDI vlerëson se ky incident, jo i paprecedent fatkeqësisht, vjen si rezultat i dështimeve të përditshme të Qeverisë për të kultivuar marrëdhënie të mira ndëretnike, gjegjësisht si pasojë e hapjes së shumë çështjeve ndëretnike, si dhe vet nxitja e fjalorit provokues ndaj çështjeve etnike.

VLEN bashkë me partnerët e tyre VMRO-ZNAM, po na kthen në kohën kur fëmijët shqiptarë sulmoheshin nëpër autobusë, shqiptarët ofendoheshin paturpësisht nëpër çdo stadium në çdo ndeshje sportive, e që BDI një frymë të tillë e kishte ndaluar plotësisht pas një angazhimi të madh në kontinuitet.

I bëjmë apel Ministrisë së Punëve të Brendshme  që të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur për ta zbardhur këtë rast, të dënohen dhunuesit dhe sa më parë të ndërmarrin masa preventive lidhur me ndalimin e zgjerimit të kësaj dukurie.

BDI qëndron fuqishëm në angazhimin tonë për të kontribuar maksimalisht në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim 

___________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR