• e enjte, 26 dhjetor 2024

BDI: Raporti i KE-së dëshmon përkushtimin tonë në rrugën drejt BE

BDI: Raporti i KE-së dëshmon përkushtimin tonë në rrugën drejt BE

Shkup, 11 nëntor 2023  

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet Raportin e Komisionit Europian ku konfirmohet se edhe përkundër obstrukcioneve dhe bllokadave nga ana e opozitës, por edhe krizave energjetike, të sigurisë, finansiare, etj, Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas raportit të KE-së është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatishmërisë deri në 90%.

 Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Raporti i Komisionit Europian tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë pikërisht partitë opozitare të cilat po bllokojnë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën europiane të vendit.

Shënohet progres i madh gjithashtu për arsye se Bashkimi Europian shpalli Pakon për zgjerimin e unionit dhe planin për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe me këtë plan, vendi ynë ka në dispozicion një miliardë euro dhe duke vazhduar me reformat dhe procesin e integrimit, pas pesë muajve do të kemi transferimin e parë nga kjo Pako e re.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe me këtë rast apelon tek të gjithë akterët politik, botën akademike, shoqërinë civile dhe mediat që të kontribuojnë që vendi të përfundojë me sukses sfidën e re më të madhe që nga pavarësia sepse nuk ka alternativë tjetër për të pasur një jetë më prespektive tek ne.

 BDI

 _________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR