• e enjte, 26 dhjetor 2024

BDI me panel debat për Frontin evropian e shënoi 21-vjetorin nga themelimi

BDI me panel debat për Frontin evropian e shënoi 21-vjetorin nga themelimi

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim sot shënoi 21 vjetorin e themelimit me panel debatin  me titull 'Front evropian ", në të cilin përveç kryetarit të  partisë Ali Ahmeti, folën edhe ish ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, profesori Petar Arsovski, ish ambasadori Nano Ruzhin, ish kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, etj.

Lideri i BDI-së, Ahmeti në fjalën theksoi se duhet t'i bëjmë ndryshimet kushtetuese, e për ta bërë këtë, bëri të ditur ai, duhet të ketë pajtim ndërmjet të gjitha subjekteve që kanë përgjegjësi për fatin e shtetit dhe të  vendit.

"A ka vullnet për pajtim dhe të bashkohen rreth një pakti të stabilitetit politik në vendin tonë në vendin tonë siç kanë aplikuar shtetet që tashmë janë anëtare të BE-së dhe me konflikte dhe divergjenca sa kemi edhe ne sot. Unë mendoj se mund të arrihet pajtim, t’i vendosin para vetes interesat e shtetit, ardhmërinë e gjeneratave meqë pikërisht këto janë momente vendimtare dhe historike për vendin tonë, t’i lëmë anash interesat politike ditore, të mos vendosim prioritete – nëse do t’i fitojmë zgjedhjet e radhës dhe zgjedhje e radhës të jetë patjetër t’i fitojmë, por prioritet të jetë nëse do të arrijmë ta bëjnë shërbimin më të madh të qytetarëve tanë me anëtarësimin në BE dhe të krijojmë hapësirë për perspektivë të gjeneratave që do të vijojnë”, tha ai.

Sipas Ahmetit, anëtarësimi në BE do të thotë që të ndalet migrimi, krijon mundësi për afrimin e standardeve që të krijohen mundësi dhe shpresa te ata që e kanë braktisur vendin në mënyrë që të kthehen në vendin e tyre.

“Unë e kam thënë disa herë se me raportin e fundit të Irlandës, 400 mijë polakë janë kthyer në Poloni. Disa herë thashë se të gjithë portugezët dhe spanjollët kanë ikur nga Evropa dhe nga të gjitha vendet skandinave dhe janë kthyer në vendet e tyre. Pra, shërbim më të madh ne nuk mund t’u bëjmë njerëzve sesa ta anëtarësojmë vendin në BE. Por, ne duhet t’i përfundojmë edhe detyrat e shtëpisë, t’i përafrojmë standardet, reformat në gjyqësor, në polici, në administratë, të luftojmë korrupsionin, krimin. Jo sepse i kërkon Evropa, por se ato janë në shërbim të shtetit tonë”, tha ai.  

Ish ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska theksoi se të gjitha analizat tregojnë se këtë verë nga aspekti i sigurisë dhe ajo që ndodhë në Ukrainë nuk pret verë shumë të vështirë dhe vendimtare. Bëri të ditur se Maqedonia duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për, siç u shpreh, t’i jepet mundësi për të filluar dhe mbaruar gjithë procesi i bisedimeve.

“Çfarëdo që të jetë epilogu, të gjithë presim të jetë pozitiv, e jo negativ, ne jemi duke hyrë në periudhë të vazhduar të rivalitetit gjeopolitik dhe ne këtu do të duhet të dimë se ku jemi. Maqedonia duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të japë mundësi për të filluar dhe mbaruar i gjithë procesi i bisedimeve. Por, në Maqedonis ka edhe shumë salla të këtilla që kanë dilema dhe problemi është se shpesh diskutojmë vetë për vetveten. Ky grup diskuton dhe shprehet nuk ka alternativë, e grupi tjetër shprehet se nuk ka alternativë. Mendoj se jemi duke bërë gabim. Atyre që i kundërvihen ndryshimit të Kushtetutës për çfarëdo arsye, mendoj se duhet ta kenë të qartë se do të luajmë autogol. E nga ana tjetër nëse duan vetëm ta prolongojnë procesin se ky do të jetë autogol i dyfishtë. Nëse e analizojmë vitin 2024, do të jetë vendim i mospendimeve. Nuk do të jetë vit i vendimeve. Keni zgjedhje në Parlamentin Evropian që do të jenë shumë të paparashikueshme. Keni rritje të numrit të partive politike në BE që do të mund të kenë dilema me zgjerimin. Pasqyra gjeopolitike mund të bëhet më e vështirë për çfarëdo vendimi pozitiv vitin e ardhshëm”, tha ajo.

Ajo potencon se në momentin kur ndryshimet kushtetuese do të mbarojnë, do të hapen edhe tema të tjera që nuk kanë kurrfarë lidhje me Bullgarinë dhe me ne. Ajo që na pret, ndërsa është e domosdoshme, potencon ajo, ndërsa këtë proces të ndryshimeve kushtetuese duhet ta shtyjmë përpara.

“Ky dy çështje për të cilat nuk do të mund të kalojnë aq lehtë – e para është cilësia e institucioneve, veçanërisht në gjyqësorin dhe e dyta lufta kundër korrupsionit. Përpjekjet tona për ta zgjidhur problemin me veton nga Bullgaria, për ta zbatuar propozimin francez dhe aty do të jemi më të suksesshëm nëse këtë pjesë të detyrave të shtëpisë e mbarojmë me sukses”, tha ajo.

Sipas Petar Arsovskit, gjendemi në udhëkryq që nuk është aq naiv dhe për ne ka vetëm dy opsione – drejt BE-së ose jashtë BE-së.

“Nuk është vërtetë se para nesh janë zgjedhje të thjeshta dhe se nuk gjendemi në udhëkryq. Gjendemi në udhëkryq që nuk është aq naiv. Para nesh janë opsionet – ose do të gjejmë gjuhë të përbashkët për të vazhduar drejt BE-së. Rrethanat për ne tani janë të volitshme. Edhe Bashkimi Evropian e shikon këtë si çështje të sigurisë. Janë të gatshëm të heshtin dhe t’i lehtësojnë pak kushtet për shkak të integrimit të përshpejtuar. Kjo për ne do të duhej të ishte lajm i shkëlqyer. Nëse nuk ia dalim ta bëjmë këtë, kuptohet se alternativat nuk janë aq të mira. Mendoj se është naive të mendojmë në mënyrën se para nesh ka opsione të shumta. Nuk ka opsione të shumta. Ka dy – drejt BE-së ose jashtë BE-së. E, opsioni jashtë BE-së pa plan serioz B që asnjëherë nuk e kemi dëgjuar, shumë naive. Mendoj se në këtë kuptim është me rëndësi që të shikojmë veten në thelb dhe të përzgjedhim çfarë ardhmërie duam, meqë edhe mosdhënia e përgjigjes ndaj BE-së dhe mosveprimi vetvetiu është përgjigje”, tha Arsovski.

Deputetja Latife Shikovska konsideron se është koha e fundit që shteti ynë dhe veçanërisht pushteti ekzekutiv të hartojë politika dhe programe reale të dedikuara për romët që do të bëjnë ndryshime evidente. Bëri të ditur se proceset e këtilla në raport me politikat më inkluzive për bashkësitë më të vogla duhet të shkojë me hapa më të shpejtë.

“Pse e them këtë? Për arsye se tashmë duhet të lëvdohemi me përparim të caktuar në 5-6 vitet e fundit në raport me arsimin te romët. Ne kemi kuadro profesionale, kemi profile – profesorë, doktorë, magjistra, mirëpo inkluziviteti i tyre ende nuk është i dukshëm në ato institucione të rëndësishme ku edhe romët do të kontribuojnë për zhvillimin, prosperitetin para së gjithash, po edhe për shtetin që në këtë periudhë shkon drejt integrimit në BE. Kështu që, ndonëse sfidat janë të mëdha, dua të besoj dhe besoj, siç tha i nderuari Ahmeti, të besoj dhe jam optimiste, duhet që së pari ne t’i mbarojmë detyrat tona të shtëpisë në raport me një shoqëri demokratike, shoqëri që do të jetë e përfaqësuar në mënyrë të barabartë për të gjitha etnitë që jetojnë në shtetin tonë dhe ndoshta atëherë do të mund të themi se – po, me të vërtetë Maqedonia është shoqëri demokratike, kujdeset për të gjithë qytetarë dhe qytetaret në shoqërinë tonë”, tha ajo.

Ish-ambasadori Ruzhin theksoi se në rrugën e brendshme euroskepticizmi në Maqedoninë e Veriut është i pranishëm, pjesërisht i mbështetur me krizën me krizën të pjesshme të identitetit të pjesës maqedonase të shtetit.

“Pse? Për arsye se keni manipulim me ndjenja, me lajme të rrejshme, ndërsa praktikisht bëhet fjalë për identitetin. Pohimet e sotme për atë se çfarë është identiteti është si vijon – identitet është ajo që unë ndjehem. Nëse njeriu ynë ndihet përmes heronjve Pitu Guli i veshur me tirçe, me daulle dhe zurla pie bozë, ose i veshur me xhinse, dëgjon muzikë rok, është bashkëkohor, komunikon, është me disponim multietnik. Ky është identiteti. Mirëpo, ne çfarë shikojmë. Kemi lloje të ndryshme të të menduarit – nocione folkloristike historike të identitetit fotografohen si Sirma vojvodë, si heronj prej para 100 vitesh, etj., e kjo nga ana tjetër kalon te masat popullore. Prandaj, mendoj se duhet të fillojmë me komunikime sa më të shpeshta me opinionin rreth rëndësisë së hyrjes së shtetit në BE. Pse është kjo kështu? Për arsye se nëse me Marrëveshjen e Prespës u bëmë anëtare e NATO-s, në fakt na u konfirmuar sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit me Marrëveshjen e Prespës. Mirëpo, tani me njohjen e gjuhës vërtetohet identiteti i maqedonasve dhe nuk ka nevojë më për krizë tjetër. Por, e dini se si janë manipulimet. Prandaj, mendoj se së paku nga ajo që janë kontakte, ndërsa supozoj edhe të tjerët keni kontakte edhe me bashkësinë ndërkombëtare edhe me njerëzit të cilët janë të rëndësishëm edhe në BE kudo përgjigjja është se nuk do të ketë kurrfarë problemesh ose shtim të disa dimensioneve të reja në kornizën kohore dhe ai që duhet të shtojë po ashtu varet me diçka nga BE-ja”, tha Ruzhini.

Ish-kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, procesin me integrimin në BE e shikon si sfidë meqë, siç u shpreh, përveç sfidës politike ka edhe sfidë identiteti dhe etnike dhe këtë duhet ta kuptojmë në të njëjtën kohë të gjejmë forma se si do të shkojmë përpara. Sipas Arifit, në këtë drejtim nuk duhet vetëm debat, por të arrihet kuptimi se ky interes është më i madh se vetë partitë politike dhe se kjo ardhmëri është lehtë të thuhet, por është e vështirë të arrihet.  

“Çështja evropiane le të jetë platformë e zhvillimit të debateve, tejkalim i dallimeve brenda, por njëherësh edhe rreth arritjes ose të kthehemi ndërmjet vete meqë në këtë debat ka interesa politikë, ka kalkulime politike, dikush dëshiron të jetë fitues nesër në mënyrë që të fitojë në zgjedhjet, por unë kam punuar për BE-në me gjithë respektin me Qeverinë që nuk ishte shumë entuziaste për BE-në. Prandaj, them se është më mirë të gjithë së bashku të riorientojmë entuziazmin tonë meqë ndryshimin që do ta kemi do të jetë me siguri më i madh dhe mendoj se këtu ekspertët treguan se sa është i rëndësishëm ai ndryshim. Shpresoj që BDI-ja të festojë 100 vjetorin dhe të jetë bartëse e procesit të vendit tonë në BE dhe bartëse e proceseve të pajtimit për stabilizimin e Ballkanit meqë gjithmonë jemi të vetëdijshëm për faktin se ky proces i identitetit i shekullit 19 ende do të thotë turbulencë të rrezikshme për Ballkanin”, tha ajo.

Foto: Fejsbuku i Jeton Shaqirit

QËNDRONI TË LIDHUR