• e enjte, 26 dhjetor 2024

BDI me mbledhje të re të Kryesisë qendrore

BDI me mbledhje të re të Kryesisë qendrore

Tetovë, 1 prill 2023 (MIA) - Bashkimi demokratik për integrim (BDI) vazhdon me mbledhjen e Kryesisë qendrore e cila kishte filluar të shtunën e kalaur.

Para fillimit të mbledhjes, gjatë arritjes në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, zëdhënësi Bujar Osmani përsëriti se sot do të ketë mundësi për debat të brendshëm partiak për çështje lidhur me punën e partisë që në opinion i imponuan disa anëtarë të caktuar të cilët janë pjesë e të ashtuquajturit "Grupi i zjarrit".

"Do të bisedohet për të gjitha çështjet të cilat nuk u bisedua në mbledhjen e kaluar të cialt do të jenë të hapura dhe inicuara nga ana e anëtarëve të kryesisë. Çdo çështje që do të inicohet nga anëtarët e kryesisë do të mund të bisedohet", theksoi Bujar Osmani.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Musa Xhaferi dje është shkarkuar nga funksioni si i pari i Këshillit mbikëqyrës, Osmani tha se sot do të bisedohet për të gjitha çështjet.

Izet Mexhiti, i cili është pjesë e "Grupit të zjarrit" theksoi se kjo është mbledhje e rëndësishme për veprimin e brendshëm partiak.

"Mendoj se është ditë mjaft e rëndësishme, kur BDI duhet t'i demonstrojë kapacitetet e veta. Jo dje, pati shkarkime gjatë javës. Besoj se do të zgjidhet sot konflikti mes dy grupeve. pas përfundimit të takimit do t'ju ndihmoj", deklaroi Izet Mexhiti.

Nga shtatori 2022 filluan turbullirat në BDI pasi që "Grupi i zjarrit" kërkoi refeorma në parti. Në tetor u zgjidh kryesia e re. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR