• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BDI: Lajme të rreme nga propagandist pro-rus kundër BDI-së

BDI: Lajme të rreme nga propagandist pro-rus kundër BDI-së

Shkup, 25 shkurt 2024 

Bashkimi Demokratik për Integrim demanton ashpër shpifjet ndaj BDI-së nga gazetarë, disa portale dhe parti politike për procesin e grumbullimit të nënshkrimeve për kandidatët për President

Fushata kundër idesë së BDI-së për zgjedhje të presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit, si dhe ndryshimeve kushtetuese për zgjedhje presidenciale dhe përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Kushteturë, që po zhvillohet nga VMRO, Levica, por edhe nga LSDM, si dhe derivatet e BDI-së, nuk po i kursen qytetarët nga lajmet e rrejshme dhe fatkeqësisht edhe disa media po bien pre e fushatës me gënjeshtra.

Në inçizimet e publikuara në rrjete sociale paraqiten qytetarë që anëtarësohen në BDI në selitë e BDI-së, ku shihet qartë që formularët janë me llogo të BDI-së, ndërsa nënshkrimet për kandidaturën e Dr. Bujar Osmanit për president janë tërësisht aktivitet tjetër që organizohet nga KSHZ dhe ky proces po realizohet masivisht nga përkrahësit e BDI-së dhe të Dr. Bujar Osmanit në qendrat rajonale të KSHZ-së çdo ditë sipas planit të Shtabit tonë Zgjedhor.

Lajmet e rreme janë mjet special i propagandës ruse dhe jemi dëshmitar që të gjithë po bien pre e asaj propagande të zbatuar nga eksponent të tyre në Maqedoni.

Ti themi të gjithë bashkë JO Rusisë, PO Europës.

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR