• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

Shkup, 12 prill 2024

Izet Mexhitin dhe derivatet tjera të VMRO-DPMNE-së i ka kap sikleti i humbjes së thellë nga Fronti Evropian, ndërsa po mundohen të tërheqin vëmendjen se, edhe si humbës, ata mund të jenë pjesë e Qeverisë duke patur parasysh bashkëpunimin e ngushtë me Mickoskin dhe Apasievin e Levicës.

Në vazhdën e shpifjeve dhe nxitjes së panikut, Mexhiti sot ka thënë se "Mickoski dhe LSDM dhe shumë faktorë (bashkëpunëtorët e Kremlinit) po ikin nga BDI.

I bëjmë me dije Mexhitit dhe derivateve të Moskës se BDI dhe Fronti Evropian koalicionon vetëm me qytetarët, ndërsa partnerë i ka SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Ky partneritet do të vuloset më 24 prill dhe 8 maj, kur Fronti Evropian do të kalojë në +20 deputetë.

Njëkohësisht i bëjmë me dije Mexhitit dhe derivateve pro-ruse se korrupsioni dhe krimi ka emër - Komuna e Çairit, e shndërruar tashmë në pronë ilegale të dy-tre vetave, të cilët të frikësuar nga humbja e radhës, po fshihen nën politikat anti-evropiane dhe pro-ruse të VMRO-DPMNE-së.

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR